TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg" për Klaus Sakollin, që vrau vajzën të cilën dashuronte dhe plagosi vëllanë e saj në Kuçovë.
Gjatë ditë së premte në Gjykatën e Beratit është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 29-vjeçarit, që duke pranuar krimin ka theksuar se gjithçka ka ndodhur pasi familja e vajzës nuk lejonte dashurinë e të rinjëve.
Pikërisht, ky ishte shkaku që në mëngjesin e  të martës, pas një konflikti në telefon me vajzën, 29-vjeçari është drejtuar nga shtëpia e familjes Dema dhe ka qëlluar me armë, duke vrarë vajzën, Denisa Dema 22-vjeç dhe duke lënë të plagosur rëndë vëllanë e saj, 20-vjeçarin Edi Demaj, që mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por nën mbikëqyrjen e mjekëve në spitalin ushtarak të Tiranës./a.g/