BERAT- Fenomeni i vjedhjes për skrap ka lënë në errësirë rrugët e zonës muzeale në Berat. Shtyllat e energjisë elektrike që ndodhen në anë të rrugës janë vjedhur nga persona të papërgjegjshëm, e megjithatë ende nuk është marrë asnjë masë për zëvëndësimin e tyre. Qytetarët kërkojnë të merren masa jo vetëm për ndriçimin e zonës muzeale, por edhe për të mos dëmtuar imazhin e qytetit.

Si pasojë e kësaj situate, kanë mbetur pa ndriçim rrygët hyrëse të Beratit, si dhe aksi që lidh dy nga lagjet më të vizituara të qytetit të “një mbi një dritareve”, “Mangalem” dhe “Goricë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)