BERAT - Vlerat e Luftës Antifashiste Naciaonal Çlirimtare të popullit shqiptar dhe kontributi në këtë luftë i popujve të Bashkimit Sovjetik, kanë mbledhur sot në një aktivitet të përbashkët kulturor përfaqësues të pushtetit vendor në Berat,përfaqësues të lartë të Ambasadës Ruse,shoqatës së miqësisë Shqipëri-Rusi dhe veteranë të luftës.
Aktiviteti është përshëndetur jo vetëm nga bashkia e qytetit,organizatorja e këtij eventi,por edhe nga zv/Ambasadori i Rusisë, Dimitri Verçenko, që theksoi rëndësinë e luftës dhe peshën e madhe që mbajti populli rus e shqiptar në të, ndërsa u ndal edhe për debatet sa i përket ditës së çlirimit.
“Le të debatojë opozita me koalicionin qeverisë por populli do të festojë,së bashku: demokratët, socialistët, LSI, komunistët etj,duhet të festojnë të dyja ditët,edhe 28 edhe 29 Nëntorin”. Merita e popullit shqiptar në luftën antifashiste është padiskutueshme dhe heronjtë e asaj luftë duhet të nderohen.”
Verçenko është ndalur edhe në marrëdhëniet Shqipëri-Rusi,duke u shprehur se këto marrëdhënie bashkëpunuese e miqësore mes dy popujve,kanë qënë,janë dhe do të jenë shumë të mira edhe në ardhmen.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO