Një 43 vjeçar nga lagjia "30 Vjetori" e qytetit të Beratit mësohet se ka mbajtur peng sot për disa orë djalin e tij 17 vjeçar me inicialet A.D, 17, nën kërcënim, duke mos lejuar të dalë,. Të bërtiturat e 17 vjeçarit u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policinë.

Admir Duro, 43 vjeç, mësohet se nuk e ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Fqinjët tregoj në se tre ditët e fundit burri kërcënonte me jete djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Korespondenti i Report TVBerat, Artan Diko thotë se menjëherë uniforma blu, forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qënë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike, ndërkohe që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 

Policia ka nxjerrë 43 vjeçarin nga banesa, i cili ishte i ngujuar aty me një sëpatë në dore dhe kërcënonte policinë që të mos ndërhynte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Berat, 43 vjeçari mbante peng djalin, u hodh nga çatia për të shpëtuar, u kap nga policia

Policia ka arrestuar 43 vjeçarin i cili prej tre ditësh mbante të ngunjuar djalin e tij 17 vjeçar me inicialet A.D Ai ishte ngjitur në çati duke hedhur tjergulla në drejtim të fqinjëve dhe policisë e cila ndodhej në vendngjarje.

Sipas fqinjëve për Report TV , Admiri Duro shfaqte probleme të shëndetit mendor.

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur largimin e 17 vjeçarit nga banesa ku ishte ngunjuar nga i ati dhe gjatë aksionit për ta kapur, Duro është hedhur nga çatia, dhe më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Admir Duro, kishte 3 ditë që kishtë marrë peng në banesë djalin e tij 17 vjeçar.