Berati, marrëveshje bashkëpunimi
me qytetin e Melakës në Malajzi

Berati, marrëveshje bashkëpunimi<br />me qytetin e Melakës në Malajzi
BERAT- Pasi kanë mbërritur dje në Tiranën zyrtare, kryeministri i Melakës, Malajzi, së bashku me një delegacion që e shoqëronte kanë qenë sot në qytetin e Beratit.

Ata kanë zhvilluar një takim në bashkinë e Beratit, ku është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy bashkive, asaj të Melakës dhe Beratit.

Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Datuk Seri Ir Idris bin Hj Haron zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, takim i cili kishte si qëllim prezantimin e historikut, resurseve të dy bashkive.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u shpreh në këtë takim të një niveli të lartë se distancat gjeografike mes dy bashkive janë shumë të shkurta përballë dashamirësisë së bashkëpunimit në fusha të rëndësishme.

Ndërkohë nga ana e tij kryeministri i Malajziz theksoi se lidhjet profesionale dhe miqësore do të vendosen mes dy bashkive dhe do të jenë shumë frutdhënëse, pasi ka mundësi shumë të mëdha bashkëpunimi.

Më pas u nënshkrua një marrëveshja që synon bashkëpunim në fushat e ekonomisë, kulturës, mjedisit dhe arsimimit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Do investonin në resort në Durrës bashkë me një anglez! I sekuestrohen troje e llogari bankare e makina luksoze Adem Metkolës dhe ish bashkëshortes

Do investonin në resort në Durrës bashkë me një anglez! I sekuestrohen troje e llogari bankare e makina luksoze Adem Metkolës dhe ish bashkëshortes