BERAT- Këtë verë Berati do të jetë në qendër të vëmendjes për promovimin e traditës dhe vlerave kulturore. Në datat 21- 23 gusht në Berat do të organizohet për tri net Festivali Multikulturor, me 12 aktivitete artistike. Festivali, në idenë e organizatës “Njerëz dhe ide” vjen edhe si pjesë e kalendarit artistik veror që përgatiti disa muaj më parë Ministria e Kulturës.