34-vjeçari Leonard Rrapi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte dërguar për mjekim, pasi u përplas një ditë më parë nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi skëterre në Berat. Rrapi ishte një nga 5 të plagosur e aksidenti të mbrëmjesh në Berat, i cili sapo ishte kthyer nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit.
Aksidenti u shënua në qendër të Beratit, ku drejtuesi i makinës tip “Benz” 26-vjeçari Ergys Petro, ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, ku u ngjit mbi trotuar e më pas përfundoi në një dyqan me pajisje elektro-shtëpiake duke aksidentuar 4 kalimtarë të çastit, mes të cilëve edhe 34-vjeçari që ndërroi jetë sot.
Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur edhe Abaz Kaballi,60 vjeç, Astrit Veliu,23 vjeç, Tahir Redhi, 30 vjeç dhe Robert Sadikaj.