Me shpejtësi ‘skëterrë’ shoferi humb kontrollin dhe ‘Benzi’ përfundon në dyqan, drejt spitalit 5 të lënduar, njëri prej tyre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë edhe shoferi
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në qendër të Beratit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona njeri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Redaksia 22 Gusht 2021, 19:40 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 21:19
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në qendër të Beratit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona njeri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Pesë të lënduarit, Leonard Rrapi 34 vjeç, Abaz Kaballi,60 vjeç, Astrit Veliu,23 vjeç, Tahir Redhi, 30 vjeç dhe Robert Sadikaj ishin pelegrinë nga Tepelena që pas kthimit nga Mali i Tomorrit po shëtisnin në qytetin e “Një mijë e një dritareve”.
Shkak i aksidentit ishte shpejtësia “skëterre” me të cilën drejtonte automjetin tip “Benz” 26-vjeçari Ergys Petro, duke humbur kështu kontrollin. Ai fillimisht u ngjit mbi trotuar e më pas përfundoi në një dyqan me pajisje elektro-shtëpiake duke aksidentuar kështu 5 kalimtarë të çastit.
Katër prej të lënduarave janë transportuar menjëherë në spitalin e Beratit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa 30-vjeçari është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.
Edhe shoferi i automjetit tip “Benz” sipas burimeve për Report TV, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia.
Ketyre shoferave tju hiqet patenta per gjith jeten, pervec ndjekjes penale qe meritojne
Përgjigju