Berbatov në radarin e Barcelonës,
bullgari mund të luajë në La Liga

Berbatov në radarin e Barcelonës,<br />bullgari mund të luajë në La Liga
Sipas medieve spanjolle, nënkampionia e La Ligës, Barcelona po vështron me kujdes situatën e sulmuesit Dimitar Berbatov në skuadrën e Manchester United.

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” raporton se shefat e klubit të Barcelonës dëshirojnë të shtojnë një qendër sulmues në skuadrën e trajnerit Tito Vilanova gjatë kësaj vere dhe Berbatov mund të përfundojë në “Nou Camp”.

Drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm që të dëgjojnë ofertat për futbollistin bullgar, megjithëse menaxheri i klubit, Alex Ferguson ka paralajmëruar se do të lirojë shtatlartin vetëm për një çmim të arsyeshëm nga klubet e interesuara.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Banjska, delegacioni serb largohet pas fjalimit të palës kosovare

Sulmi në Banjska, delegacioni serb largohet pas fjalimit të palës kosovare