Berberi i talentuar shqiptar që
pëlqehet edhe nga Cristiano Ronaldo

Berberi i talentuar shqiptar që<br />pëlqehet edhe nga Cristiano Ronaldo
Stilimi apo prerja e flokëve e ka kaluar stadin e të qenit thjesht një nevojë për të qenë më rehat dhe për t’u dukur më mirë. Flokët gjithnjë e më tepër po shndërrohen pjesë e rëndësishme e pamjes, por kur ky detaj trajtohet me përkujdesin e një artisti atëherë fokusi i stilit përqendrohet aty.

Sebastian Lushaj tregon për suplementin “Drejt Punës” të Shqiptarja.com se pamundësia për të ndjekur studimet në Akademinë e Arteve nuk e ndaloi të zhvillojë pasionin e tij në një mënyrë krejt të unike.

25-vjeçari është një nga berberët më të veçantë në kryeqytet dhe kjo jo vetëm se pret apo stilon flokët, por sepse “vizaton” portrete dhe imazhe të ndryshme gjatë kësaj pune. Një nga portretet më të veçanta që Lushaj ka realizuar ka qenë edhe ai i Cristiano Ronaldos, “vepër” që është pëlqyer edhe nga vetë futbollisti.

Pasionin e madh që Sebastiani ka për punën që bën e tregon edhe interesi i lartë që klientët kanë për të. Ai tregon se nuk janë të paktë edhe të rinjtë nga Kosova që e kontaktojnë dhe shprehin dëshirën që të kenë mundësinë të bëjnë pak art në kokën e tyre.

Djalin i talentuar mund ta gjeni në sallonin “The men’s room boba” në kryeqytet, por disa nga punët e tij mund t’i gjeni edhe në faqen “sebastianfranky” në Instagram. Sebastian Lushaj është shembulli ideal që tregon sesi talenti, puna dhe pasioni mund të konkretizohen dhe të qëndrojnë në harmoni me njëri-tjetrin duke sjellë një rezultat të befasishëm.
 
Intervista
 
Më tepër se berber ti je artist, kur ka nisur ky pasion?
Fillimisht nisi si një punë. Pasi humba konkurrimin te Akademia e Arteve vendosa ta ushtroj si profesion. Kjo rrugë nisi në vitin 2011 dhe kam 6 vite që jam pjesë e saj. Kjo lloj pune të jep mundësinë që edhe të krijosh, është art në vete dhe kjo bëri që të kthehej në një pasion për mua. Ndoshta kjo ishte mënyra e duhur që të ndërthurja artin dhe punën.
 
Idetë për modelet e flokëve janë tërësisht tuat, apo klientët e kanë të qartë se çfarë duan?
Duke qenë se unë jam në kontakt të përditshëm me njerëzit edhe nuk e kam të vështirë të di atë që kërkojnë dhe kryesisht idetë janë të mijat, por ka edhe kërkesa të veçanta. Sigurisht që përpiqem të ndjek edhe trendet pasi ato janë frymëzim edhe për të tjerët, megjithatë parësor është vizioni im. E rëndësishme është që klienti të marrë atë që ka dëshirë, kështu jemi të gjithë të kënaqur.
 
Ti realizon edhe portrete të famshmish në kokat e njerëzve, cili ka qenë më i veçanti?

Po kam realizuar portrete dhe figura të ndryshme. Që nga shqiponja deri te Edi Rama e Sali Berisha. Po më i veçanti ka qenë ai i futbollistit Cristiano Ronaldo i cili pati shumë sukses. Madje edhe një reagim nga vetë futbollisti e cili pëlqeu portretin e tij në kokën e dikujt tjetër.
 
A ka një harmoni mes pasionit, punës dhe fitimeve që përfiton prej saj, je i kënaqur dhe monetarisht?
Në radhë të parë më kënaq fakti se unë më tepër se bëj një punë që për shumë të tjerë mund të jetë e zakonshme e bëj më shumë pasion. Dhe kur pasioni me plotësimin e kërkesave të klientëve bëhet bashkë edhe fitimet janë të kënaqshme. Pra unë mendoj se kam arritur harmoninë ideale mes punës, pasionit dhe fitimeve, nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri.
 
 
Mund të themi që ti ke revolucionalizuar konceptin e stilimit të flokëve, a vlen kjo edhe për mjetet që përdor?
Mjetet janë gjithmonë profesionale, ndihmojnë shumë në ushtrimin e punës. Por nuk është se përdor pajisje të jashtëzakonshme që nuk i kanë të tjerët. Mjetet normale që përdor çdo berber tjetër të cilat normalisht avancojnë çdo ditë në tregun botëror dhe ne mundohemi t'i aplikojmë edhe këtu. Më të veçantë se asgjë tjetër punën time e bën koncepti që kam menduar të sjell dhe besoj se deri tani jam mirë.
 
Kushdo që ka nevojë për një dorë artisti në flokët e tij ku mund të të gjejë?
Kjo është më e lehta e gjithë punës sime, të më gjejnë. Salloni ku punoj “The men’s room boba” është pranë "Ish-Ekspozitës", rruga "Nikolla Jorga". Por një adresë paraprake për të gjithë ata që janë të interesuar për një model të veçantë flokësh është adresa në Instagram “sebastianfranky”.

Ti ke shumë ndjekës në Instagram dhe aty është vendi ku reklamon punën sa sukses të ka sjellë?
Aty ekspozoj pjesën më të madhe të punës dhe është një hapësirë shumë e rëndësishme sepse në një farë mënyrë kuptoj edhe atë që njerëzit mendojnë për punën që bëj. Aty më komentojnë, më pëlqejnë apo edhe më pyesin sesi mund të më gjejnë. Është një mjeti i fuqishëm suksesi pasi duke qenë shumë i përdorur nga të rinjtë bën që në rast se dikush është aktiv me komente apo pëlqime në faqen tim të mund të shikojnë edhe të tjerët. Megjithatë rëndësi ka edhe puna që bëhet realisht dhe jo vetëm ajo që reklamohet, të shumtë janë njerëzit që dikush ua ka sugjeruar të vijnë tek unë pasi kanë mbetur vetë të kënaqur.
 
Talenti yt është i rrallë, së paku i aplikuar në këtë drejtim, ke menduar ta zhvillosh më tej jashtë Shqipërisë?
Është diçka qe ka nisur në Shqipëri dhe besoj se do ta zhvilloj edhe më tej këtu. Në këtë punë që bëj unë nuk besoj se ka diferencë të madhe suksesi fakti që e ushtroj këtu apo diku tjetër.
 
Klientët e tu janë vetëm nga Shqipëria, kryesisht vajza apo djem?
Duke qenë se rrjetet sociale i kanë shkurtuar distancat edhe puna ime i ka kaluar më lehtë kufijtë shqiptarë. Nuk janë të paktën shqiptarë nga Kosova apo Treva të tjera shqiptare që më shkruajnë në Facebook dhe Instagram e më pyesin ku mund të më gjejnë sepse janë të gatshëm të vijnë në Tiranë. Kjo për mua është shumë e rëndësishme dhe më bën qe të punoj edhe më shumë edhe më cilësisht. Kryesisht vijnë djem por ka edhe vajza të cilat preferojnë prerje të veçanta.
 
Cilat janë projektet e të ardhmes dhe ëndrra më e guximshme e jotja?
Nuk mund të flas me siguri për të ardhmen, por projektet nuk mungojnë. Për momentin jam i kënaqur me ato që kam arritur por planet që kam janë të mëdha. E ardhmja mbetet enigmë, ta shohim çfarë ka rezervuar.

[gallery]20421[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve