Bëri aksident në gjendje të dehur, SPAK do hetojë deputetin e PD-së, Qani Xhafa

Bëri aksident në gjendje të dehur, SPAK do hetojë deputetin e PD-së, Qani Xhafa

Deputeti Qani Xhafa

Tirane- Gjykata e Posaçme vendosi sot  t’i kthejë aktet Prokurorisë së Posaçme për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hëne (10 qershor) kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për çështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Tanimë, Prokuroria e Posaçme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit Qani Xhafa, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referoi GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua më 11 mars 2023 në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

Pasi Luçiano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar Bashkie, automatikisht Qani Xhafa u fut në parlament.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 10/06/2024 11:03

    Njeri sh korrekt..mos harxhoni kohën e energji me Qaniun...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin