Bëri festë gjatë pandemisë duke thyer rregullat anti-COVID, opozita britanike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me një situatë aspak të lehtë ku ndodhet përballë thirrjeve për t’u dorëhequr pasi pranoi publikisht shkeljen e rregullave të pandemisë, me organizimin e një feste në rezidencën qeveritare në maj të 2020-s që ka zgjatur për 25 minuta.

Johnson kërkoi ndjesë para deputetëve për festën e organizuar dhe pohuar se personat e pranishëm kishin qenë të distancuar dhe në respektim të masave, por kjo nuk mjaftoi për kreun e laburistëve, grupimit më të madh të opozitës.

Keir Starmer kërkoi në emër të partisë së tij dorëheqjen e kryeministrit, që sipas tij ka shkelur haptazi rregullat e pandemisë të miratuara nga qeveria duke fyer në këtë mënyrë miliona britanikë që i kanë zbatuar me korrektësi. Kërkesave për dorëheqje u janë bashkuar edhe disa deputetë të konservatorëve të kryeministrit.

Megjithatë, Johnson deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë për këto kërkesa.  Ndërsa pjesëtarë të kabinetit të tij i kanë dajë në mbrojtje të kryeministrit Boris Johnson, duke pohuar se duhet të pritet derisa të zbardhet dhe hetohet çështja. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë rast, ku të pranishëm mendohet të kenë qenë 40 pjesëtarë të  rangjeve të larta të administratës, teksa rregullat në fuqi të asaj kohe, nuk lejonin takimet mes më shumë se dy personave.

Foto nga festa e realizuar nga Boris Johnson gjatë pandemisë në maj të 2020

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur