Bëri miliona lekë me drogë duke u fshehur pas firmës së ndërtimit, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI)

Bëri miliona lekë me drogë duke u fshehur pas firmës së ndërtimit, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI)

Udhëheqësi i një bande kanabisi në shkallë të gjerë është urdhëruar të paguajë më pak se një të dhjetën e 1.7 milion paund që ai bëri nga shitja e drogës.

Fatos Meta e përdori biznesin e tij të ndërtimit si një fasadë për një organizatë të krimit të organizuar që transportoi dy të tretat e një ton kanabisi në Devon, Cornëall dhe Somerset. Ai rekrutoi punonjës nga biznesi i tij dhe të tjerë, mes tyre dhe një student, për të transferuar drogën në Devon, në tre pika të shpërndarjes.  Siç shkruajnë mediat britanike, Meta me origjinë shqiptare bëri më shumë se 1,7 milion nga biznesi, por pas një hetimi dy vjeçar në bazë të Ligjit të të Ardhurave të Krimit arriti të gjurmonte asete me vlerë 148,237 paund.

Meta do të detyrohet të shesë një shtëpi që zotëron në Wolverhampton dhe aksionet që ai zotëronte në kompaninë e tij të ndërtimit për të paguar urdhrin e konfiskimit.

Bashkëshortja, e cila jeton në Shqipëri së bashku me fëmijët, pretendoi se ajo zotëronte gjysmën e pasurisë, por një  pretendim i tillë u refuzua nga gjyqtari Timothy Rose në gjykatën e Exeter.  47-vjeçari duhet të kthejë paratë në tre muaj ose të vuajë 15 muaj më shumë në burg se dënimi me 5 vite. Meta pranoi tre akuza në lidhje me furnizimin e kanabisit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruna: 18/12/2019 17:59

    Nuk jam dakord aspak .pika 1 qe na le pa uje gjith diten po tani po i heq qe te qelbemi fare e te vdesim per uje

    Përgjigju
  • [email protected]: 18/12/2019 17:07

    Shume dakort eshte drejte po Bashkia te furnizoje me uje te pishem qytetaret Shyqyr zotit uje Shqiperia ka boll tru pak

    Përgjigju
  • Jxjdjdj: 17/12/2019 22:49

    Qe kur u perdorka leku si monedhe ne MB?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi