ITALI- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Forli ku në 39-vjeçar shqiptar filmoi një video ku shfaqej me një armë në dorë drejtuar në kokë duke u shtirur sikur po vetëvritej.
Videoja me titull: "Lamtumirë dashuria ime", i është dërguar ish-të dashurës, vetëm për ta bër që ajo të kthehej me të, por kjo e fundit e tmerruar ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka prangosur shqiptarin për armëmbajtje pa leje.
Pasi dërgoi videon, policia e gjeti 39 vjeçarin të qetë në banesën e tij të ulur para televizionit.
Gjatë kontrollit në banesë ata gjetën municion, fishek të kalibrit 38 dhe një armë tip Glock.
Komento