Adrian Bardhi për momentin është presidenti më viral në botën e futbollit. Video e tij ku u fut në dhomat e zhveshjes së Dinamos me mijëra euro me qese të zezë dhe i shpërndau për futbollistët pas fitores në Conference League ka 'marrë dhenë' në mbarë botën.

Tanimë Bardhi ka sqaruar edhe këtë gjest, duke thënë për Supersport se ai ka bërë vetëm detyrën duke qenë korrekt dhe mbajtur fjalën.

"Ajo ishte një pako që çunat e merituan. Ishte diçka që e fituan në fushë dhe i takon atyre. Unë nuk bëra asgjë tjetër veçse tregova korrektësinë time, si gjithmonë. Nëse ata fitojnë, kasa zgjerohet, zgjerohet edhe pako, patjetër.

Këmisha e njëjtë? Po, jam supersticioz, si profesor Daja, vesh të njëjtën këmishë", tha Adrian Bardhi.

Presidenti Bardhi zgjodhi t'u shpërndante futbollistëve paratë 'cash' nga qesja, duke shmangur llogaritë bankare, çka shtoi dyshimet për këto të ardhura.


Lajmi kryesor:

Conference League/ Dinamo dhe Pafos barazojnë 1-1 në Elbasan, kualifikimi mbetet i hapur! Ilir Daja përplaset me trajnerin rival