Berisha: 2/3 e burimeve ujore
ende të pashfrytëzuara
Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në forumin e organizuar në Tiranë nga Konfindustria për sektorin e energjisë. Në këtë takim kanë marrë pjesë rreth 30 kompani dhe u prezantuan 7 projekte të energjisë në proces si dhe u diskutuan skemat e financimit të tyre.
TIRANE- Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në forumin e organizuar në Tiranë nga Konfindustria për sektorin e energjisë. Në këtë takim kanë marrë pjesë rreth 30 kompani dhe u prezantuan 7 projekte të energjisë në proces si dhe u diskutuan skemat e financimit të tyre. Qëllimi i forumit ishte diskutimi i modelit ekonomik të aplikuar në Shqipëri për nxitjen e investimeve në energji si dhe modelet e financimit afatgjatë për projektet madhore.
Duke ftuar investitorët të kenë sytë nga Shqipëria për të investuar edhe më shumë në këtë sektor, Berisha tha se Shqipëria ka potenciale të mëdha ujore dhe më shumë se 2/3 e tyre janë të pa shfrytëzuara. Gjithashtu, u shpreh kryeministri, Shqipëria ka potenciale të mëdha për të shfrytëzuar në fushën e hidrokarbureve, ka potenciale të mëdha eolike dhe solare.
Kryeministri Berisha u shpreh se, Shqipëria do të bëhet një vend lider në rajon në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe në eksportin e saj. Gjithashtu kryeministri u ndal tek projekti më i rëndësishëm që Shqipëria ka firmosur, projekti TAP, i cili do të furnizojë vendin me gaz, por do të krijojë mundësinë e hapjes së dhjetëra e qindra vendeve të reja pune.
Kompanitë energjetike të përfaqësuara në forum ishin Statkraf, Petromasa, Shell, EVI, Verbund, Toshiba, etj. Qeveria shqiptare, tha Berisha, ka firmosur me kompanitë e energjisë së vendeve të ndryshme të Norvegjisë, Italisë, Turqisë, Austrisë dhe shumë vendeve të tjera 127 kontrata, për ndërtimin e 363 hidrocentraleve nga 443 që janë për t’u ndërtuar, të vegjël, të mesëm dhe të mëdha, pastaj në mikro ata janë të panumërt. Në këtë sistem dhe nga këta 363 hidrocentrale, me te cilët janë firmosur kontrata 53 kanë përfunduar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15%
-
Jo
80.3%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)
27 Nëntor, 08:19
-
Hamasi është gati për një armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës
27 Nëntor, 08:11
-
Vranësira dhe temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për sot
27 Nëntor, 07:57
-
Vendosni një ekulibër midis punës dhe dashurisë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
27 Nëntor, 07:50
-
Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul
27 Nëntor, 07:48
-
'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
27 Nëntor, 07:33
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45