Vrasjen e trefishtë në Elbasan, ish kryeministri Sali Berisha e lidh me implikimin e strukturave të larta të Policisë së Shtetit. Në faqen e tij të Facebook, Berisha publikon mesazhin e “qytetarit dixhital”, i cili sipas tij e informon atë për dinamikën para dhe pas ngjarjes tragjike. Në mesazhin e publikuar nga Berisha, thuhet se tre ditë para masakrës, në vendin e krimit, ka qëndruar një postbllok policie për rreth 30 minuta.

Më tej, qytetari dixhital informon për masat e vonuara të Policisë në bllokimin e akseve rrugore pas vrasjeve. “Qytetari dixhital jep detaje të rëndësishme për masakrën në Elbasan. Policë të dërguar nga Tirana, tre ditë para masakrës vendosën një postbllok policie para lokalit ku nga vrasës me uniformë policie u krye masakra. Postblloku qëndroi aty për 30 min. Daljet nga Elbasani u bllokuan me shumë vonesë. Shkuarja e Tahirit në Elbasan bëri që policia të përqendrohet kryesisht në sigurinë e tij dhe jo në kërkimin e vrasësve”, shkruan Berisha. Sipas tij, Elbasani gumëzhin se masakra nuk është akt hakmarrje por eleminim i një grupi për të kapur pistën e trafikut të drogës.  
 
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
 “Doktor ju përshëndes!
Në vrasjen e El ka një seri detajesh.
Tre ditë para, Renea ose ndërhyrja e shpejtë organizojnë një postbllok para atij lokali ku u bë vrasja me police që kishin të njëjtën veshje me ato që bënë vrasjen. Vendi nuk është i përshtatshëm për postbllok.
Kanë qëndruar rreth gjysem ore duke be kontrolle dhe jane larguar.
-postblloqet në drejtim të Librazhdit dhe Peqinit janë vendosur së paku ’40 pas krimit ndërkohë drejtimet Gramsh, Cerrik, Dumre janë lënë të lira për kohë edhe më të gjatë!
-ardhja e Tahirit ne Elbasan beri qe policia te perqendrohet me sigurimin e VIP-t dhe jo me gjetjen e vraseve
-Është e vërtetë që dy familjet Çapaj dhe Mema kanë qenë dhe janë në hasmëri por në Elbasan masakrën nuk e lidhin, nuk e shohin si akt hakmarrje por si larje hesapesh për zotërimin e pistës kryesore të drogës, me respekt Gj.S”.

Redaksia Online
(u.s.shqiptarja.com)