Berisha: Administrata e lirë të bëjë
fushatë, hyre në bejetë vdiq në betejë

TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se punonjësit e administratës kanë të drejtë të bëjnë fushatë dhe i këkon Ramës të mos fyejë. Ai i referohet sulmeve të Ramës i cili deklaron se Berisha ka mbushur bastionet e socialistëve me robër

“Zoti Rama thotë se ata që vijnë në fushatën e Berishës janë robër. Unë i them zotërisë se duhet ta mbajë zemërimin e e nervozizmit. Ke hyrë në beteje vdiq në betejë mos bëj fyerje kolektive. Ta mësosh se punonjësit e kësaj administrate nuk janë robotë por janë qenie shoqërore politike. sa kohë të votohet Sali Berisha ata do të dalin në sheshe me cilën forcë politike që ata duan. Ata kanë të gjithë drejtat politike veç ushtrisë, SHISH e policisë. Të gjithë të tjertët jeni të ftuar të ushtroni vullnetin tuaj të mbroni në fushatë elektorale pikëpamjen që besoni.

Ndaj i detyruar zotëri nëse shkon në Gjirokastër, dhe fyen punonjësit e i fyen duke i quajtur robër, një mesazh më erdhi mua dhe më thoshte zoti kryeministër, unë mund ti them se jemi njerëz të lirë ai është rob i të shkuarës së tij. Ju ftoj ti injorojmë sharjet akuzat e trillimet e të vazhdojmë me vepra si kjo” - tha kryeministri i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të nënstacionit elektrik të OST-së, 220 kv në Bradashesh të Elbasanit

Kryeministri theksoi se gara hidroenergjitike në Shqipëri është e pashembullt dhe kjo vjen sepse "ne kemi krijuar klimën më miqësore dhe kemi hartuar ligjin më miqësor për investitorët, ndaj dhe sot kemi firmosur kontrata për ndërtimin e 363 HEC-ve".

Në të kundërt të kësaj, sipas z. Berisha, është alternativa e opozitës, që është alternativa e kërcënimit ndaj investitorëve, të cilëve u thotë çdo ditë se koncesionet do i shqyrtojmë. Por, marrëveshjet koncesionare, sipas tij, janë interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë për të cilat opozita ka votuar kundër.

"I them të krijojë jo një por 15 zyra të gjitha do jenë të mbyllura në Shqipëri do ndërtohen të gjitha veprat energjetike" - tha Berisha.

Nënstacioni elektrik të OST-së 220 kV në Bradashesh (Elbasan) është vepër, me një vlerë prej 4.5 milionë euro, konsiston në instalimin e të gjitha pajisjeve të teknologjisë bashkëkohore dhe bën të mundur furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve