Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor pushtetin për të pasuruar familjarët e tij. Gjithashtu, kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë si të implikuar në veprimtari kriminale.
"Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Rama në parlament, pse. Ai nuk paraqitet në asnjë interpelancë, përse turpëroheni nga veprat e tij por nuk nxirrni, po prapani tijull, në ato mbledhjet e asamblesë, çfarë del dhe çfarë nuk del këtu. 3 ditë më parë e keni akuzuar në sallën e gjyqit në hetim se ka porosi vrasje. Jeni dëshmitar kur i thoshte tjetrit ta di targën, kur i thua tjetrit ashtu do të thotë të marr nishan. I ke personale i thoshte.
A ekziston për këtë pseudo mazhorancë ligji për konfliktin e interesit, me 3 vendime i ka dhënë vëllait 38 mijë metër katror",- tha Berisha ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kuvend/ Rrëzohen kërkesat e opozitës për interpelancë për fondet IPARD! Berisha: Mbyllët derën e BE-së! Balla: Mos hidh baltë










