Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për inceneratorët.
“Erion Veliaj është i dyti në radhë. Transparencë është jetike. Është unike në botë. Një kryetar bashkie që thotë se ka mbjellë 1 milion pemë. Ka vjedhur shumën për 1 milion fidanë.
Vetëm dje, u hiqte fondet arsimit dhe i kalonte te djegësi i tij.
Këta janë zinxhir. Kriteri i tyre më kryesor është hajdutëria, ndaj kudo që jeni, në këshillat bashkiakë, do të krijoni komisione hetimore, nuk do të pranoni kurrë mbledhje me dyer të mbyllura si në shpellat e mafies. Ju jeni parlamentarë vendorë.
Asnjë dallim përveç territorit nuk ka në krahasim me parlamentin qendror.
Do bëni gjithçka, që të qëndroni me të gjithë pushtetin tuaj.
Mburret kreu i bashkisë së Tiranës, se çmimet në Tiranë kanë arritur të tretat në Europë pas Mynihut e Parisit, në një kohë kur qytetarët i kanë ata mollë e ndaluar.
Tani kanë shpikur çmimet e referencës, 54 përqind rrit çmimin me çmimet e referencës.
Këta nuk kanë interes tjetër përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.”- thotë Berisha.
Lajmi kryesor: