Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Berisha madje jep edhe një metodë sesi duhet të veprohet nga drejtësia sipas opinionit të tij.

Sipas Berishës, Beleri nuk kishte as 50 lekë në xhep mbrëmjen kur u arrestua. Berisha theksoi se Beleri u burgos teksa po darkonte dhe sipas tij akuza se u kap në flagrancë duke shpërndarë para, është mashtrim.

“Shikoni ç’ndodh në rastin Belerin, një betejë e paimagjinueshme për të marrë mandatin. E burgos në mesnatë, tek po darkonte, mashtron thotë që e kapën në flagrancë tek po shpërndante para. Ndërkohë ai nuk kishte 5 lekë në xhep. Nuk e lejon të bëjë betimin, ndërkohë që ligjet e vendit nuk e pengojnë.

Në një vend që pretendon të respektojë normat më ligjore më minimale, ai që nuk është i dënuar është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar më parë por jo me mandatin e Himarës, sepse ai ka parashikuar aty parajsën e tij. Një sherr i madh për një mandat. Ky është një shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për një mandat që e do. Nëse ka blerë vota, të betohet siç është vepruar herë të tjera, të dënohet mbrapa.

Po duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit.”- thotë Berisha.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Të zgjedhurit e foltores më 14 maj braktisin Sali Berishën

Sali Berisha ka thirrur sot në një takim ato pak kryetar bashkie që kanë dalë më 14 maj, si dhe të gjithë këshilltarët në një takim në Hotel Tirana. Por siç mësohet një pjesë e konsiderueshme e të zgjedhurve e kanë bojkotuar.

Në presidiumin që Berisha ka formuar për takimin nuk ka pasur as një kryetar bashkie, as të Kavajës, as të Memaliajt, e as Fusharrësit e Pukës.

Berisha u ka dhënë porositë të zgjerdhurve vendorë, ku i kërkoi të kundërshtojnë rritjen e taksave. Berisha u kërkoi të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve, por theksoi se duhet të denoncojnë “çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj”.

Ora 13:10
Berisha akuza Veliajt: Hoqi fondet arsimit dhe i kaloi te djegësi i tij

1694860795_berisha.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për inceneratorët.

“Erion Veliaj është i dyti në radhë. Transparencë është jetike. Është unike në botë. Një kryetar bashkie që thotë se ka mbjellë 1 milion pemë. Ka vjedhur shumën për 1 milion fidanë.

Vetëm dje, u hiqte fondet arsimit dhe i kalonte te djegësi i tij.

Këta janë zinxhir. Kriteri i tyre më kryesor është hajdutëria, ndaj kudo që jeni, në këshillat bashkiakë, do të krijoni komisione hetimore, nuk do të pranoni kurrë mbledhje me dyer të mbyllura si në shpellat e mafies. Ju jeni parlamentarë vendorë.

Asnjë dallim përveç territorit nuk ka në krahasim me parlamentin qendror.

Do bëni gjithçka, që të qëndroni me të gjithë pushtetin tuaj.

Mburret kreu i bashkisë së Tiranës, se çmimet në Tiranë kanë arritur të tretat në Europë pas Mynihut e Parisit, në një kohë kur qytetarët i kanë ata mollë e ndaluar.

Tani kanë shpikur çmimet e referencës, 54 përqind rrit çmimin me çmimet e referencës.

Këta nuk kanë interes tjetër përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.”- thotë Berisha.