Berisha akuzoi presidentin: Iu lut Shkëlzenit tim të ndërhynte te unë që të mos dorëhiqej! Meta tregon se kufijtë e zhytjes në krim, s’kanë kufi

Berisha akuzoi presidentin: Iu lut Shkëlzenit tim të ndërhynte te unë që të mos dorëhiqej! Meta tregon se kufijtë e zhytjes në krim, s’kanë kufi

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Sot të gjithë politikanët e opozitës, me në krye Presidentin e Republikës Ilir Meta janë bërë “atletë” të zbatimit të ligjit, respektimit të njerëzve dhe të drejtësisë.

Por mjafton një “shkëndijë” sherri mes tyre dhe shqiptarët marrin vesh të parën dhe të fundit në sjelljen e politikanëve shqiptarë.

Dhe nga ky rregull “përfitojnë” me kapacitet të plotë presidenti aktual Ilir Meta dhe ish kryeministri demokrat Sali Berisha.

Këta dy politikanë në “stinën” e sherrit mes tyre nuk i lënë gjë pa thënë njëri tjetrit, duke akuzuar madje deri dhe për vrasje me pagesë siç ishte rasti i Sali Berishës për Ilir Metën.

Bëhet fjalë për akuzat në mes të Kuvendit se Meta ka paguar për të vrarë dy deputetët e asaj kohe Tom Doshi të PS e Mhill Fufi të PD. Akuzën e artikuloi në mes të Parlamentit vetë Sali Berisha.

Por janë dhe disa elementë që kalojnë pa u vënë re nga publiku, kur artikulohen akuza të mëdha, sidomos kur është e përfshirë politika.

Bëhet fjalë për situatën pas 21 janarit të vitit 2011, kur Ilir Meta shërbeu si shkaku i protestës së opozitës së asaj kohe kundër videos së famshme të përgjimit të realizuar nga Dritan Prifti dhe kur ish numri dy i qeverisë së Berishës, kreu i LSI, shihej me zë e figurë teksa deklaronte ryshfet 700 mijë euro me bllok në dorë. Agimi ishte njeriu që ofronte këtë ryshfet për një HEC.

Teksa ishte prishur miqësia “sezonale” mes Berishës e Metës, ish kreu i PD i kujton presidentit aktual se i kishte futur mik të birin Shkelzen Berishën, në mënyrë që të mos jepte dorëheqjen si zv.kryeministër dhe ministër i METE.

Në seancën plenare të marsit  2015 ish kreu i Kuvendit Ilir Meta përmendi dhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përfshirje në aferën korruptive të vitit 2011.

Por ish kreu demokrat i qeverisë ka dhënë një version tjetër të kësaj marrëdhënieje.

“Ilir Meta i është lutur djalit tim që të ndërhyjë te unë, që ai mos të japë dorëheqjen”. Kështu e shpjegon ish-kryeministri Berisha përfshirjen e Shkëlzen Berishës në ngjarjet e vitit 2011 kur Ilir Meta dha dorëheqjen, pas videos ku flitej për 700 mijë euro për një koncesion.

“Duke pasur si kusht themelor dorëheqjen e Ilir Metës të akuzuar për dy vrasjet nga viktima dhe nga doresi, Ilir Meta i përgjigjet me alibira e vendosmërinë për të qëndruar aty me botën e krimit.

Në përpjekjen e tij për tu kapur si fije bari ka nxjerrë tezën në të cilën mashtron se Tom Doshi ka kaluar te PD-ja.

Njeriu më i sulmuar ose njeriu që ka sulmuar më shumë Tom Doshin është Sali Berisha. Njeriu që bënte fluturime me helikopter qeveritar ishte Meta, sepse kishe nevojë jetike për të, por Berisha nuk është për veprime antiligjore ndaj askujt.

Nëse besoni mashtrime të tilla të Metës…Ilir Meta tregon se kufijte e zhytjes në krim nuk kanë kufi. Në fillim Meta tha se këtë e ka organizuar kunati i Berishës.

Videoja tregon qarte se…kush e kishte sponsorizuar Bamin”, tha Berisha. I cili bashkon dy videopërgjimet për të perifrazuar sipas tij “fytyrën e vërtetë prej krimineli të Ilir Metës”.

Një akuzë të tillë e ka përsëritur dhe jashtë sallës së Parlamentit për gazetarët, duke nënvizuar se e vetmja lidhje e Shkëlzenit me ngjarjet e vitit 2011, sipas Berishës ka qënë fakti se e përfshiu Meta duke iu lutur që të ndërhynte tek ai për të mos dhënë dorëheqjen.

“Po ka lidhje, se Ilir Meta mendon se djali im nuk…djali im të cilit i ishte lutur Ilir Meta që të ndërhynte tek i ati nuk ndërhyri, kaq ishte e gjitha puna, sepse Ilir Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të japë dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyrë. Kjo është puna”, tha ish-kreu i PD-së në atë kohë.

Sot Berisha dhe Meta janë bërë bashkë për të “mbrojtur shenjtërinë e Kushtetutës dhe për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve që të marrin në dorë fatet e tyre”.

Historia politike në Shqipëri ka qënë gjithnjë e përmbysur, aq sa kriminelët bëjnë thirrje për qetësi dhe prosperitet dhe hajdutët për të ruajtur pasurinë e shqiptarëve. (Tema)

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarja: 12/09/2020 05:17

    Xen berisha dhe Argita Berisha Malltezi ne kohen e sali Ram Berishes kaqen drejtor kuadri me turne per gjithe shqiprine dhe sektorin e jashtem te bisnesit favoreshem per ta Shqiperija 1 Euro.Kete marrezi e di gjithe njerzija percudu nuk e dine drejtesija qe po hesht pafund duke mos i ndeshkuar keto kriminel dhe vrastar te lirise dhe ekonomise ne kete vend.Populli ka vite qe ndigjon kur flitet per drejtesine e re ne kete vende ne fakt ndodh e kundra.Drejtesija e vjeter eshte ne ceprim Ilir Metes Sali Berishes,bashke me xenrat dhe legenat sju trempet qerpiku...,Ne shqiperi vazhdon te mbizoteroje drejtesija e munguar

    Përgjigju
  • Iris: 12/09/2020 02:34

    Duket qe te gjithe perfshi dhe Meten e dinin qe Shkelzeni ishte porta ku duhej te trokisje per te marre favore nga BABAI.A vlen kjo dhe per Gerdecin?

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2020 19:26

    Berisha + meta jashteqitja e kombit....ptu...

    Përgjigju
  • Monuk Lavire: 11/09/2020 14:28

    Meta nje impotent...

    Përgjigju
  • skrapariot me sqepar: 11/09/2020 13:43

    baba i krimit ilir meta apo metaj . shqiptaret duhet ta mbajn ne kafaz nje specie te tille si metaj. si ekzemplare te krimit dhe korrupsionit

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2020 13:28

    Salu Berisha zorre by”” e Meta produkt i zorres trashe

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/09/2020 08:57

    Vetem Ed Rama I bon zap keto kopila. Ti shporri nga politika keto vemje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen