Berisha akuzon SPAK se fsheh dokumentet, Fatmir Bektashi në arrest shtëpie se ka pasur ortak dhëndrin tim

Berisha akuzon SPAK se fsheh dokumentet, Fatmir Bektashi në arrest shtëpie se ka pasur ortak dhëndrin tim

Sali Berisha doli sërish sot për të mbrojtur veten dhe dhëndrin e arrestuar në kuadër të aferës së privatizimit të kompleksit Partizani. Këtë herë mbrotjen e bëri para ndjekësve ë tij në facebook

Berisha akuzoi SPAK se po fshehin dokumentet.

“Për të krijuar skupin, prokurorët politikë të partisë mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt. Abi Malltezi u bë me 113 metra, investitor që fitoi 5.4 milionë euro. Mashtrim publik i dënueshëm. Abi Malltezi u bë investitor jo me 113 metra tokë, por me 1250 metra tokë, që i bleu të kushërinjtë e tij, të dajo i tij. Dokumentet e këtyre blerjeve ezistojnë të gjitha në dosjen e SKAP-it të partisë. Por tani SKAP-i i partisë është tani skupi i partisë. Dhe fshehin dokumente për të krijuar dyshimin se nga i mbijnë këtij këto fonde”

Ai tha se ndërtuesi Bektashi po hetohet për shkak se është ortak I dhëndrit të tij

“Së dyti, biznesmeni i ndërtuar Fatmir Bektashi, që ndodhet në arrest shtëpie për shkakun e vetëm se ka pasur ortak dhëndrin e Sali Berishës, pra ndodhet në një masë politike vetëm për këtë, ka deklaruar në hetim se që në fillim të tre ortakët, kanë rënë dakord të shesin në gropë. Çdo ndërtues dhe çdo njeri që blen apartamente, e dinë se ç’do të thotë të blesh në themele, blen në një përqindje mjaft të lirë se kur blen një pallat të përfunduar. Dhe këtë ata nuk e marrin parasysh, ndonëse kanë të gjitha dokumentet, kontratat e shitjes, depozitimit të parave. Vetëm me keqësinë e tyre për të bërë skupin, shprehen në këtë mënyrë. Edhe ky është një bllof, një tym që ata e ngrenë për të zgjuar dyshime dhe nuk sqarojnë se kjo nuk ka pasur asnjë efekt dhe nuk është zbatuar. Edhe njëherë, pasi dështuan në tre vite hetimi intensiv dhe të gjithanshëm, ata arritën në shkelje të Kushtetutës, të dërgojnë pa leje parlamenti, kërkesën si person në hetim dhe jo si person në ndjekje penale, në gjykatë.

Lajmi ne perditesim...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Mario Mitaj: Do të futemi me personalitet në fushë, shpresojmë të marrim 1 pikë me Kroacinë

Euro 2024/ Mario Mitaj: Do të futemi me personalitet në fushë, shpresojmë të marrim 1 pikë me Kroacinë