Kjo konsiderohet si një gjë e pazakontë nga analistët, duke qenë se pritej që hyrja e 850 mln eurove në buxhet të ishte burim euforie për kreun e qeverisë. Heshtja e tij duket se dëshmon, sipas tyre, për probleme me dokumentacionin apo prishje të projekteve të mëparshme për shitjen.
Në raste të tjera para këtij privatizimi, ai ka përmendur si suksese të jashtëzakonshme përfundimin e proceseve të tilla, që zgjidhin edhe probleme tepër të mprehta të mungesës së fondeve buxhetore për të paguar detyrime të prapambetura të qeverisë ndaj kompanive që kanë kryer punime të mëdha në infrastrukturë, por edhe për të përballuar projekte të reja në prag të vitit elektoral.
Ndryshe nga herët e tjera, Berisha ka shprehur një lloj shqetësimi, që ndoshta lind nga paqartësia së kujt i kalon kjo pasuri.
(sg/shqiptarja.com)