TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka fajësuar qeverinë për atentatet e shpeshta me tritol, të ndodhura ditëve të fundit. Në një postin në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se kjo qeveri solli vitin e tiritolit të trafiqeve dhe grabitjeve me maska.
 
“Të dashur miq, shpërthimet e përditshme të tritolit, në serialin e akteve thuajse të përditshme terroriste, përbëjnë dhe tiparin më kryesor të këtij viti. Vallen e vdekjes apo serialin e akteve terroriste me tritol e nisi qeveria me vendosjen e tritolit në pallatet me leje në Vlorë, ndërtimet me leje në Tiranë, e vazhdoi me tritolin në të ndenjurat e Besnik Dervishit në kryeministri, tritolin në shtyllën kriminale të tensionit të lartë që protestonte për taksat e larta dhe rritjen e çmimit të naftës”, shkruan Berisha. 

Berisha vijon duke thënë se socialistët janë miq të krimit.
 
”Vrasjet janë dyfishuar dhe për këtë fajtor janë armet, ndaj duhet ligj i ri. Trafiqet nga ajri, deti dhe toka janë shumfishuar, karvanin i prijnë ministra, deputetë sepse tani trafiqet i drejton vetë Policia. Për të gjitha këto kryekreu na thotë se fajin e ka heqja e vizave.
 
Prandaj dhe sipas tij për shkak të kartave, çorapeve, armeve dhe vizave lufta kunder tritolit, maskave, vrasjeve, trafiqeve është thjesht iluzion. Këta janë miqtë e krimit!”, shkruan Berisha në FB. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)