Sali Berisha thotë se me ardhjen në pushtet, Partia Demokratike do të kryejë një audit të plotë të 12 viteve qeverisje të Edi Ramës.

Sipas tij, 64 milardë euro të buxheteve gjatë qeverisjes socialiste janë shpërdoruar dhe vjedhur ndërsa shqiptarët sipas tij janë larguar masivisht si pasojë e gjendjes ekonomike.

“Unë i garantoj shqiptarët se ndryshimi i këtij vendi, do të jetë i atij niveli që ndofta edhe nuk e marrin me mend. Ky është vend me potenciale të jashtëzakonshme. Do të bëjmë një audit të plotë, por mos harrojmë ne jemi një partie e qeverive të vogla.

Do të bëhet një kontroll i plotë. Por një gjë dua të theksoj, të jem i sinqertë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kontrolle jashtëzakonisht të përgjegjshme. Natyrisht kontrolli i tyre nuk është totall, është i pjesshëm, shabllon me model. Por një kontroll i plotë, se ku shkuan 64 miliardë euro të buxheteve të kësaj qeverie, në një kohë që shqiptarët marrin rrogat e pensionet më të ulëta, largohen masivisht nga Shqipëria, varfëria ka arritur në 41% e fëmijëve, e të rinjve 51%.

Ndërkohë që veprat publike, segmente rrugësh të shtrira në 12 vite me çmime 10-15 herë më të larta se çmimet e Kroacisë”, tha Berisha.