Berisha: Ballkani i Hapur s'ka qëllim tjetër përveç asgjësimit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë

Ballkani i Hapur s’ka qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë”.

Kështu deklaroi ish kryeministri Sali Berisha gjatë promovimit të librit “Kurrë mos harro” mbi gjenocidin serb në Kosovë duke bërë thirrje që shqiptarët të ngrihen dhe tu përgjigjen thirrjeve të miliona shqiptarëve se janë flijuar. Duke e quajtur projekt antiamerikan dhe pro-rus, ai tha se Tirana është kthyer në vasal të Serbisë. 

Sali Berisha nuk u bind nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë nga Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, por pa kaluar 24 orë, e  akuzoi sërish se po punon kundër interesave kombëtare përmes Ballkanit të Hapur.

 “Interesi rus në Ballkan është Adriatiku, ç’thotë Traktati? Se di! 720 faqe pa lexuar asnjë njeri. Një hordhi shqiptarësh e mbështesin në verbëri të plotë, duke harruar se cilat janë pasojat e tij shkatërrimtare, që s’kanë qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë. Ky është një projekt i rrezikshëm për kombin tonë dhe ne duhet ta kapërdimë këtë, të shkelim mbi gjenocidet, Ora dhe koha fton shqiptarët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku. Thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë, tu përgjigjemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë, u flijuan, u spastruan që ne të mbijetojmë”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha thotë se është optimist që do të mbarojë agresioni serb ndaj shqiptarëve.

“Ne nuk duhet të kemi komplekse, asnjë lloj kompleksi nga askush, s’kemi shpallur ndonjëherë luftë, Kosova, që tani e kërcënojnë me luftë. Me klika në pushtet si Rama me vasalë të Beogradit shqiptarët do i kenë kohërat e vështira. Jam optimist që ky agresion serb ndaj shqiptarëve do mbarojë”, tha Berisha.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim