Berisha, Basha dhe Kryemadhi 'verbohen' nga zjarri: Asnjë protestues nuk shfaqi dhunë!

Protestuesit shpërthyen në dhunë duke i vënë flakën shkallëve të kryeministrisë që solli dhe largimin e kordonit të policisë. Thyen derën kryesore për të hyrë në kryeministri me dërrasa dhe me hekura të shkëputura nga skela mbrojtëse që ishte vendosur në hyrje të godinës. Hodhën kapsollë dhe dogjën pankarta. U larguan vetëm pasi Garda e Republikës e vendosur mbi tarracën e kryeministrisë, hodhi gaz lotsjellës.

Por për ish-kryeministrin Sali Berisha, liderin demokrat Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhuna u nxit nga qeveria dhe ishte një provokim i policisë. Këtu liderët e opozitës i referohen faktit qe kordoni i policisë që ishte vendosur në hyrje të kryeministrisë, u largua. Por siç u pa në pamjet e transmetuara kudo live në media, protestuesit i vunë zjarrin kryeministrisë duke hedhur kapsollë dhe duke djegur pankarta. Kjo detyroi efektivët të largohen.

Për Berishën, flaka u vu nga policia.

"Dhuna ishte skenar kryekëput i Edi Ramës, sepse policia hapi kordonet dhe kjo i tërhoqi njerëzit", tha Berisha

Gazetarët: Flakën nuk e vuri policia

Berisha: Flaka? Pse hodhën fishekzjarrë? kush i hodhi bombat me gaz? I hodhi policia. Dhunën e kreu policia, qytetarët asnjë dhunë. ky është mesazhi më i mirë që i çohet botës. Mos mbroni trafikantin, kriminelë, banditët, bashkohuni me qytetarët që kanë idealet më të larta të lirisë.

Më tej në fjalën e tij ish-lideri demokrat Sali Berisha bëhet kontradiktor, pasi thotë se nëse nuk dorëhiqet, kryeministri Edi Rama do të shohë tmerr!

"Të japë dorëheqjen, kur vjen puna shqiptarët dinë edhe të zvarrisin, mos t'i shtyjë aty, të japë dorëheqjen. Do kenë atë fat sa herë që ta meritojë, i them Edi Ramës. Mos e harro këtë se duhet të jesh skllav i të gjitha veseve dhe krimeve të njeriut që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij tsunami. Dhunën ishte skenar kryekëput i Edi Ramës, se policia hapi kordonet dhe i tërhoqi njerëzit. Në 20 shkurt Ramiz Alia të mori me bizhama të çoi në bunker, tani nuk ka kush të çon në bunker, jep dorëheqjen për të mos pësuar fatin e Enver Hoxhës. Po të dojë të rrijë, se do shoh tmerr, nuk jap ultimatum"

Edhe kryedemokrati Basha i qëndron versionit të deklaratave se asnjë prej protestuesve nuk erdhi për të kryer akte dhunë.

" Pati një hapje të menjëhershme dhe të çuditshme të gardhit të oficerëve të policisë që mbronin perimetrin e kryeministrisë.Ka patur një skenar të mirëmenduar nga Edi Rama për të çuar në dhunë dhe konfrontim. Asnjë prej protestuesve këtu nuk erdhi për të kryer akte dhune. Ato u provokuan dhe u nxitën  nga një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës dhe i ekzekutuar nga një grusht policësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin. U bëj thirrje të gjithë efektivëve të policisë të ruajnë qetësinë sikundër, u bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre", tha ai.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Kryemadhi në të njëjtën linjë, tha se Garda ka përdorur lëndë helmuese luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit në momentin që ata dhunshëm shkatërruan skelat mbrojtëse të vendosura në derën e kryeministrisë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 17/02/2019 14:34

    Doktori ka te drejte, se nuk u ushtrua dhune , por vetem zjarr dhe xhama te thyer . Ne nuk kemi sy ,vec doktori sheh

    Përgjigju
  • Tirona: 17/02/2019 11:39

    Sale se dha dorheqjen ta dhjeu zdurohet.Ca do boje sot?Ta dhjeu dhe Luli se e shtyu nga java do ta bojm mitingun te fusha volejbollit se zvij njerez vetem drejtora doganjer.Ta dhjevi dhe Mona ?Zdurohet denoncoji te SPAKU sa te behet pun ditesh se zbohet burgu vetem Mulin e ke badigard te dera se osht qen besnik mos harro Bardhen se ske lavatrice atje.

    Përgjigju
  • Raul: 16/02/2019 19:37

    Po nuk i sheh hekurat në duart e vandaleve kjo Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë, apo janë naziskinet e Mamurrasit dhe të Leshitdhise të trajnuar në haremin veror të Jales

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/02/2019 18:13

    O Beeish bajga boll rrejte

    Përgjigju
  • toni: 16/02/2019 16:27

    fat i madh qe e shtyu luli per te enjten,,,ca parti e civilizume

    Përgjigju
  • Punk: 16/02/2019 15:45

    Ja çfar votoni të dashur bashkatdhetarë.... Kta te gënjejnë dit e Nat... I pacim me shendet

    Përgjigju
  • Rruqja: 16/02/2019 15:44

    Mos u ngopsh kurre o kuceder .Me flake erdhe o qen i zgjebosur dhe aty do digjesh o te djegt zjarri i xhehenemit bashke me ata qe ke rrotull .O FATKEQESIA E KOMBIT NA TMERROVE FEMIT O KATIL .

    Përgjigju
  • lenci: 16/02/2019 15:13

    po shyqyr njehere qe policia u be me e zgjuar se populli. strategji ushtarake e policise: terhiqu dhe mbro.

    Përgjigju
  • Popull: 16/02/2019 14:59

    Or kalbesira u ka ardhur fundi.e mos e prishni Tiranen se eshte djersa e shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion