Sali Berisha gjatë foltores në Fushë-Krujë i ktheu përgjigje Lulzim Bashës. Berisha thotë se kryebashkiak e bëri ai, pavarësisht se një zyrtar amerikan i tha të tërhiqeshe nga numërimi i votave të konsideruara si pavlefshme. Madje ai shtoi se këtë që ia kishte kërkuar edhe vetë Basha.
"Po unë do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Absolutisht çdo natë, se janë të gjitha kronikat, çdo natë kthehesha dhe ulesha më ish-kryetarin për ta udhëzuar për të nesërmen në fushatë.
U mbyllën numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para. Dhe mua më njoftojnë zyrtarët tanë se në kuti janë gjetur vota të keqvendosura. Këto quhen në Kod Zgjedhor të Venecias dhe Aifesit, këto quhen vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në një kuti quhen të vlefshme. Dhe unë kërkoj që ato të numërohen. Fillon numërimi i tyre… Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan fushate, më troket, atje nga Rruga e Elbasanit ka shqetësim shumë të madh për këtë numërim që po bën.
Janë të shqetësuar dhe druaj shumë se do bëjnë një deklaratë. I them mik i im po numëroj çdo votë në përputhje me këto kode, se janë legjitime, por nëse duan ata të ambasadës tuaj të shkojnë të shohin dhe të prekin çdo votë atje. Votë kurrë askujt nuk i marr po votë kujt nuk i fal. “Sir” më thotë ai, unë po të flas edhe në emër të zotit Basha i cili është dakord ta mbyllim këtë punë. I them “Sir” thuaji zotit Basha që nuk po e bëj për ty këtë, po për demokratët shqiptarë sepse janë vota që i kanë hedhur demokratët shqiptarë. Kjo bisedë është bër ëme shqiptarë kështu që kjo është historia e fitores me 80 vota, i cili nuk mori dot as votat e koalicionit të PD-së ç’është e vërteta dhe që pas asaj fitoreje nuk pa më fitore me sy gjer sot elektorale, por vetëm humbje”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: