Berisha bashkëbisedim me intelektualët: Problemi i shoqërisë shqiptare është George Soros!

Berisha bashkëbisedim me intelektualët: Problemi i shoqërisë shqiptare është George Soros!

Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha, mbajti këtë të martë një takim me intelektualë në lidhje me sfidat që po përballet familja shqiptare kryesisht në ekonomi.

Në fjalën e tij Berisha tha se sot shoqëria po përballet me dy rryma kryesore.

Sipas Berishës rryma e parë kërkon t’i imponohet politikisht të dytës dhe ndaj është e rëndësishme që të mbrohen vlerat familjare nga e djathta konservatore në Shqipëri.

“Për traditën, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj solidaritetin dhe sakrificat është si të thuash parajsa tokësore e njeriut. Në tërësi pranohet që Shqipëria është në vështirësi shumë të mëdha. Ne kemi bindjen se është në rrezik. Nuk e themi për propagandë. Por një komb që nga 2014 në 2021 largohet më shumës e ¼ e tij, ai komb në të gjithë planet, është një komb që ose është në një luftë të egër civile dhe ne nuk jemi, se duhet se kush janë përzënësit më të mëdhenj... Por ne kemi tejkaluar në vitin 2019 në azilkërkuesit e refugjatë, Sirinë, që ishte në kulmin e luftës. Drama e sotme shqiptare ka për teatër familjen shqiptare. Ajo luhet në teatrin e familjes shqiptare nga një kompleks faktorësh.

Problemi sipas Berishës i shoqërisë shqiptare është George Soros i cili po investon në shumë donacione. 

Problemi është edhe më dramatik, sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, i refuzon, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet, politikisht, sociologjikisht, në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Pse qëndron ai. Dy arsye.

E para; ai është multimilardieri që investon më shumë se donacione. Donacionet e tij i tejkalon të gjithë. Ai përdor miliardat që i ka kryekëput të një spekulimi. Ai përdor miliarda për të imponuar koncepte të ekstremit të majtë. Ne na kujtohet, kur donim të paraqisnim propagandën anti komuniste, këta nuk pyesnim për familje. Ajo nuk bëhej zyrtare, por kjo dogmë ishte tek Engelsi. Ata nuk e shpalosën, ky e shpalosi. Dhe kjo ndodhi edhe në Shqipëri. Ky erdhi në Shqipëri, në vendin më tradicional për shumë rrethana.

E gjykoj se mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, është një domosdoshmëri dhe ne si forcë konservatore e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi si vlerën më themelore të shoqërisë. Nuk po zgjatem më shumë, pasi këtu kam ardhur për të ju dëgjuar ju, për pikëpamjet, idetë tuaja, për familjen në rrezik, apo për dramën që përjeton sot shoqëria shqiptare, që ka për teatër familjen shqiptare.” tha Berisha

Sipas Berishës, borxhi është 107% dhe nuk do të jetë e largët koha kur Greqia do të duket “lule”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për hapjen e tenderit për ndërtimin e aksit rrugor, Milot-Fier. N

A jemi në krizë ne sot? Sot mediat njoftojnë se u rrit me 10% çmimi i qumështit. Po të shkosh në brigjet tona sot janë bosh. Sepse për të shkuar nga Tirana në Palasë, shpenzojnë nga 130 mijë lekë naftë, më tha një miku im. Sot ky zotëri, bashkë me nëkëmbësen e tij, njoftuan se po hapin tenderin për autostradën blu, Milot-Fier.

Në një kohë kur borxhi publik është fundosës për këtë vend. Nuk do jetë e largët dita kur Greqia do të duket lule këtu. Është 107% borxhi. Kaq është preukopimi i këtij njeriut. Ndjeshmëria e tij ndaj këtij realiteti është zero. Ai është i lumtur. Ai jeton në lumturinë e tij. Jeton në saraje, me avion në dispozicion, jeton me çdo gjë, kurse se çfarë ndodh me qytetarët, ai nuk ka asnjë preukopim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/08/2022 02:56

    I shkreti,po shfaq simptomat e paranojes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë