Berisha: Bashkimi Shqipëri-Kosovë
do të ndodhë në BE

Berisha: Bashkimi Shqipëri-Kosovë <br />do të ndodhë në BE
GJAKOVË- Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, kryeministri i vendit, Sali Berisha mori pjesë sot në përurimin e shtatores së patriotëve të njohur Ali Iber Nezaj në Gjakovë dhe Isa Boletinit në Deçan. Ai theksoi se bashkimi i Kosovës e Shqipërisë do të ndodhë në BE.

BERISHA NE GJAKOVE
Kryeministri në këtë vizitë shoqërohej nga
presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi. Ai  ka vlerësuar figurën e shquar të patriotit Ali Ibër Nezaj, si dhe vetë kontributin e Gjakovës në historinë shqiptare.

“Sot ne nderojmë burrin që në krye të forcave të Lidhjes së Prizrenit, së bashku me Sulejman Vokshin, do tu kundërvihej të gjitha fuqive të botës që synonin të copëtonin Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata në dy vite përpjekje legjendare, natyrisht nuk realizuan menjëherë qëllimet e tyre, por ndezën flakën e pashuar të bashkimit kombëtar, flakën e përjetësisë së kombit shqiptar, flakën që do t'i çojë shqiptarët drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë së tyre”, u shpreh Berisha gjatë ceremonisë.

“Sot më shumë se kurrë apeli i këtyre burrave është frymëzues dhe i fuqishëm, ndaj dhe zotohemi para tyre që të punojmë çdo ditë, çdo javë ,çdo muaj për bashkimin tonë përfundimtar me Evropën e bashkuar , për prosperitetin dhe të ardhmen tonë të ndritur”,nënvizoi Berisha.

BERISHA NË DEÇAN

Pas vizitës në Gjakovë, kryeministri Sali Berisha mori pjesë në përurimin e shtatorës së heroit Isa Boletini në fshatin Isniq të Deçanit.

Ai nderoi kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ndërsa këshilli komunal i Deçanit në Kosovë e nderoi kryeministrin shqiptar me titullin “Qytetar Nderi”.

“Sot, ne inagurojmë shtatoren e Isa Boletinit në Isniq, vendin ku ai mori fuqi në betejat e tij për Shqipërinë, Kosovën e pavarësinë e tyre”, u shpreh Berisha.

“Ata burra që ranë për t'u bërë të pavdekshëm, ranë që ne të jemi të bashkuar siç e meritojmë. Ata ranë, por na lanë ne ëndrrën e tyre. Duhet të bëjmë gjithcka, të bashkohemi me njëri- tjetrin dhe me Evropën. Ne realizojmë ëndrrat e tyre dhe endrrat tona”, tha kryeministri.

Presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, vlerësoi se “Isa Boletini ishte prijës i kryengritjeve shqiptare për liri dhe pavarësi dhe për ta bërë Shqipërinë shtet të përparuar dhe demokratik”.


Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i jep kuptim të plotë 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Kosova vazhdon përpjekjet e saj për tu integruar në NATO dhe BE, ndaj sot jemi tubuar si kurrë më parë, për tu bashkuar, për të respektuar jetën heroike të Isa Boletinit. Kjo është dëshira e të gjithë shqiptare, dëshira 100 vjeçare për liri, demokratizim dhe integrim. Jemi të sigurt se shquiptarët do të jetojnë të bashkuar në familjen evropiane”, u shpreh Thaçi.

(su.fu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës