Berisha: BE-ja nuk donte kokën e Tahirit, të hedhim Ramën!

Pas dorëheqjes nga mandati nga ana e deputetit i Saimir Tahiri, Sali Berisha foli para medieve jashtë Kuvendit, pas bojkotimit të seancës plenare nga opozita në momentin që nisi të flasë Edi Rama. Ish-kryeministri deklaroi se BE-ja nuk kërkoi kokën e Saimir Tahirit, por dorëheqjen e Edi Ramës, si kusht për integrimin Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.

Deri sa Edi Rrama qëndron dhe flet aktualisht në parlament, dorëzimi i mandatit të tij (Tahirit) sot është dëshmi e forcës së krimit. Në vend që një parlamen të ketë forcën për t’i hequr mandatin, një takim i fshehtë është parlajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Në atë takim tresh janë bërë premtime të tilla. I treti ishte Lal Plehu.  Kjo është një fitore e mbarë shqiptarëve dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe Shqipërisë.

Asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që  po flet tani në parlament, që vetëm mashtron, që udhëotn si faqja e zëzë nëpër Evropë, dhe që i bojkotojnë darkat dhe pritjet, si të ishte i dërguari i Kim Jong Unit, njeriut të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik, nuk ikën. Ai përpiqet me çdo kusht të mbijetojë. Ai nuk kupton se bota nuk kërkonte konë e Saimir Tahirit, por dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa absolute e shqiptarëve drejt integrimit evropian. Përsëri ngarkesat që çojnë tek Olsi qarkullojnë në të gjitha kancelaritë e Evropës.

Rama riktheu burgjet politike në Shqipëri. Ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e tubimit të kuksianëve, t’i bëjnë Edi Ramës, atë që i bën armët pak ditë më parë kryeministrit dhe se si e palosën diktatorin guximtarët e Nikaraguas. Të hedhim, të hedhim kalbësirnë Edi Rama!

Sali Berisha

Pak më herët, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho, deklaroi nga folrotja e Kuvendit se dorëheqja e Tahirit ishte një shantazh ndaj Ramës, pasi ish-ministri i Brerndshëm ka në dorë disa dosje që implikojnë qeverinë.

Sot i bëri presion, unë po bëj sikur po e jap mandatin, por i bëri presion kur i tha se dikush i kishte propozuar të thoshte se Rama është kontrabandisti më i madh, i bëri presion edhe Xhafajt. Tahiri pati zgjuarsinë që të mblidhte ca dosje dhe sot i tund dhe thotë po më latë mua, pushteti do të shkojë në gropë. Në 4-5 muaj i shkatërruan të gjitha provat. Pasi ikën oficerët e policisë në emigracion dhe pasi e çuat Nazer Seitin në Itali që të mos ketë mundësi të deponojë. Pa hyrë në burg Tahiri, nuk do të ketë hapje të negociatave.

Edmond Spaho

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa besushmi: 05/05/2018 11:41

    Evropa do koken tende, o krimineli me I madhe I te gjithe kohrave;por ka dhe kusuret e saj me njerezit qe ti or QEN bir qeni bleve per interasat e tua te erreta(oli ren,doris pack)etj prandaj lih dhe aq kohe sa te zhdukesh nga faqa e dheut Shqiptar bashke me sistemin me te ndyre,me te pa pare ndonje here,ne skenen e kapitalizmit,megjithe faren kanceroze qe mbolle o buce e terbuare,o I pa cipe dhe I luajtur.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 03/05/2018 13:54

    Ja dhe bajga Berishe

    Përgjigju
  • Daja: 03/05/2018 11:43

    Rames t'ja rrush ti kriminel i ndyre,je nje monster i trembur ne palce,je nje plak i neveritshem,nje dordolec per te trembur laraskat e jo me Edi Ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja