Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Edi Rama se po mbron Olta Xhaçkën, ndërsa sa i takon zv/kryeministen e quajti 'lubi loti'. Jashtë sallës së Kuvendit Berisha tha se maxhoranca do të pësojë disfatën më të thellë më 11 maj.

Mbrojtja që i bën Edi Rama, Olta Xhaçkës, është mbrojtje që ai i bën aksioneve të veta që ka në të gjithë investitorët strategjikë, përfshi edhe burrin strategjik të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi. Në këtë aspekt, kjo është një ditë e shëmtuar për parlamentin ku nuk ka më asnjë lloj  morali, nuk ka më asnjë lloj etike.
Nuk ka, ka vetëm qëllime kriminale për të mbrojtur veprat e zeza të qeveritarëve.
Ndaj unë u propozova atyre sot, i thashë atij kryetarit të grupit parlamentar, të vij unë t’ua them se këta janë të çuditshëm, mblidhen atje në grup parlamentar dhe fillojnë dhe zihen se pse ia lejove këtë opozitës dhe pse nuk ia lejove këtë opozitës.

Belinda dhe mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti, pse loti?

Se nga viti 2005 deri në vitin 2013 nuk kishit dëgjuar ndonjëherë fjalën lot se rruga kontraktohej nga Farka në Bradashesh, nga Rrësheni në Kukës, nga Orikumi në Sarandë, pra këta kanë kthyer modelin e loteve, është modeli i shumëfishimit të vjedhjeve.

Siç bënte Edi Rama me hyrjet, që i jepte për çdo hyrje nga një leje ndërtimi që të merrte ryshfetin.

Dhe kjo Loti del e bën gazetaren dhe kronistin sapo flas unë për lotin, vizitova lotin e dytë, vizitova vjedhjen e tretë.

Këta në grup nuk merren me problemet e zgjedhësve të tyre, të atyre që i kanë votuar, këta merren me problemet me opozitën, si të mbrojnë vjedhjet e tyre nga opozita, si të reagojnë me armiqësi ndaj opozitës.

E vërteta është se janë në shkërmoqje, siç e keni parë vetë d.m.th.
Janë në një betejë të brendshme dhe unitet me krimin nuk ka.
Koha do provojë se si këta do të pësojnë disfatën më të thellë me datën 11 maj dhe do arkivohen në banesën e turpit të historisë me këtë që i kanë bërë Shqipërisë.

Çfarë deklaroi në Kuvend?

Nuk mundet që kimia me Lubi Lotin, nuk e quaj më Ballluku. Kishit dëgjuar ju ndonjëherë nga viti 2005 deri në 2013 të flitej ‘loti, loti, loti’. Jo mor zotëri. Kontraktohej rruga nga Kthesa e Levanit në Tepelenë. Nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modelin hyrja e Edi Ramës, i cili priste gjoba për çdo hyrje, kjo për çdo lot tani. Të kesh kurajo t’ia thuash aty në media, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata. E kuptoni ju apo jo? 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale

S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale