TRIANE- Kryeministri Berisha bëri sot bilancin e zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë gjatë kësaj vere të nxehtë. Duke iu referuar shifrave të ministrisë së Mjedisit dhe të Brendshme, dhe situatës së zjarreve në Europë Berisha tha se qeveria ka përballuar mjaft mirë situatën falë dhe ndihmës logjistike nga vendet fqinje.
Përveç faktit që vera këtë vit ishte një nga verat më të nxehta, që për termometrin në Spanjë nuk ishte parë në 70 vite, kryeministri tha me bindjen se zjarret janë të qëllimshme. “Me bindjen më të thellë në 99 % janë vepër e ligësisë së kriminalitetit njerëzor, piromanë, keqëdashës, ziliqarë që djegin pronën e tjetrit.“- tha Berisha Duke dhënë një shifër prej 70 personash të arrestuar si piromanë, kryeministri i kërkoi ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi të bëjë verifikimet në lidhje me faktin se zjarrëvënësit arrestohen por më pas lirohen nga policia
BILANCI I KRYEMINISTRIT
Gjatë këtyre muajve tepër të thatë kanë rënë rreth 370 zjarret në Shqipëri. Janë djegur 1690 ha pyje, 4000 mijë ha kullota sidomos në malet e jugut ku barinjtë e përdorin këtë metodë me rrezik të madh për të bleruar me djegie kullotat, dhe 600 ha shkurre.
OPERACIONET
“Mbi 1500 efektiva të Forcave të Armatosura, 850 punonjës të shërbimit zjarrfikës, 800 punonjës të shërbimit pyjor dhe qindra të policisë së shtetit po përballen me vatrat e zjarrit në kushte më të vështira. 100 zjarrfikëse, e mjete të tjera të improvizuara”- tha Berisha.
DEMET, NUK KA SHIFER KONKRETE MONETARE
Kryeministri nuk dha një shifër konkrete sa është vlera monetare e këtyre zjarreve por vlerësoi si të rëndësishme faktin e mos humbjes së jetëve njerëzore. “Në cdo rrethanë e fatkeqësi e situata të tilla me rëndësi janë jetët njerëzore. Nuk kemi viktima. Janë bërë disa evakuime të pakta në zonat e thella, por gjer tani viktima nga zjarri nuk kemi patur, ndërkohë që në vende të tjera janë regjistruar me dhjetra viktima. Janë prekur disa banesa”- tha Berisha.
SULMI MBI OPOZITEN
Duke iu përgjigjur opozitës për akuzën e kësaj të fundit për heshtje dhe mos marrjen e masave Berisha tha se “qeveria e ka ndjekur në mënyrë të përorshme situatën” dhe e akuzoi se po kërkon të përfitojë kapital politik.“Është për t’u dhimbsur që opozita në një traditë unike në Europë, në çdo lloj fatkeqësie natyrore mendon se do të nxjerrë kapital politik duke bërtitur dhe po të vini re në asnjë nga deklaratat e panumërta të tij nuk është bërë qoftë dhe një herë thirrje për të denoncuar zjarret, dhe mbështetur zjarrfikësit. Një eksponent kryesor i PS-së do t’i telefononte ministrit për t’i kërkuar ndihmë. Por kur ministri i tha se ata që u arrestuan janë militantë të thekur tuajt, telefoni u fik nuk u mor më. Unë nuk them që është një kurth, por një thirrje e denoncim zjarrëvënësve duhet bërë.”
BERISHA FALENDERON VENDET MIKE
Kryeministri shprehu mirënjohje të thellë qeveri të vendeve fqinje, Itali, Mali i Zi, Slloveni, Turqi, që dhanë ndihmë me mjete ajrore e zjarrfikëse për Shqipërinë. “Pa të cilat zjarret Shqipëri do të kishin marrë përmasa shumë më të mëdha”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com