Berisha: Bllokimi, meritë e PS

Berisha: Bllokimi, meritë e PS
TIRANE - Kryeministri Berisha ka akuzuar sërish sot kreun e PS-së Edi Rama se po bllokon integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Duke folur sot në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike (PD), Kryeministri Berisha theksoi se Rama në ditën kur në Bruksel zhvillohej samiti i PPE-së qëllimisht urdhëroi deputetët e PS-së në komisionin e ligjeve të mos votonin kodin penal.
“Ditën kur pasi ishte bërë dy muaj punë serioze në komisionin e ligjeve për kodin penal pasi ishin bërë një seri amendamendesh serioze në këtë paketë, në mbledhjen e grupit Rama urdhëron që të mos votohet paketa dhe për të mbuluar këtë vendim paraprak sollën amendamentet absurde të fajit kolektiv. Dhe e bëri këtë për të justifikuar shkeljet e mëdha që kanë bërë në të shkuarën në Kushtetutë për fajin kolektiv, kërkon ti imponojë kësaj mazhorance gjë që nuk mund ta pranojë asnjë njeri i lirë në tokë” ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha. “Ky zotëri ka platformë të vetme trillimet, sajimet dhe bllokimin”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu