TIRANE- Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, në fund të muajit gusht 2013, arritën në rreth 264.9 miliardë lekë nga rreth 273.9 miliardë lekë të parashikuara për këtë periudhë, duke u realizuar në rreth 96.7 përqind të parashikimit të periudhës ose me një mosrealizim prej rreth 9 miliardë lekësh.
Në analizën e shpenzimeve për periudhën janar-gusht 2013 duhet mbajtur parasysh fakti se, në realizimin faktik të tyre janë përfshirë edhe shpenzimet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe nga fondi i kontigjencës per ruajtjen e deficitit. Kontigjenca, e planifikuar në rreth 800 milionë lekë, deri në fund të muajit gusht është përdorur në rreth 512.6 milionë lekë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com