TIRANE – Borxhi publik i Shqipërisë ka rënë nga 60% në 57%, bëri të ditur Kryeministri Sali Berisha sot gjatë mbledhjes së bordit të Agjencisë për Investimet e Huaja. “Atyre që kanë marrë tmerr nga borxhi”, tha Berisha, “dua t’u them se borxhi publik në raport me GDP-në (Prodhimi i Brendshëm Bruto, red) ka rënë në 57%”. “60% nuk më duket më vijë e kuqe, jo, është portokall, është ngjyrë portokall”, tha Kryeministri.
Berisha theksoi se “sot nuk ka betejë më të rëndësishme se beteja për thithjen e investimeve të huaja”. Në këtë kuadër, ai deklaroi se “investimet e huaja direkte në 3 mujorin e parë 2012 ishin dy herë më shumë se në 3 mujorin e parë të 2011-ës”.
Më pas Kryeministri foli edhe për punësimin, që sipas tij në Shqipëri “nga viti në vit u rrit me 1.4%”. Ndërsa “në sektorin publik punësimi u zvogëlua”, pohoi shefi i qeverisë, gjë që do të thotë se “po zvogëlojmë administratën dhe jemi krenarë për këtë”.
Edhe gjatë mbledhjes së bordit të Agjencisë për Investimet e Huaja Kryeministri nënvizoi se performanca jo e mirë ekonomike e vitit të fundit ka ardhur si rezultat i motit të keq që karakterizoi vendin.
(im/shqiptraja.com)
/Shqiptarja.com