TIRANE – Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar si “spektakolare” rezultatet e arritura nga qeveria e tij në uljen e çmimit të ilaçeve ku sipas tij disa medikamente kanë pësuar rënie deri në 9 herë. I ndodhur përballë ministrave të tij në mbledhjen e përjavshme të Qeverisë, Berisha deklaroi se “reforma jonë është një lehtësim në buxhetin familiar” për të sëmurët.
Kryeministri tha se vlerësonte “faktin që po diskutohet për tenderimin e produkteve spitalore, natyrisht duke ruajtur cilësinë. Duhet të bëjmë gjithçka që aty ku ekziston mundësia qytetarët e këtij vendi të mund të blejnë me çmime të harmonizuara me tregun”.
Berisha i kushtoi vëmendje edhe uljes së tarifave të telefonisë celulare “nga 2005 deri më sot” që sipas tij ka bërë që shqiptarët “të jenë ndër vendet më kryesore në Europë për përdorimin” e tyre.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com