Berisha: Debati për ftesat
e Lezhës një absurditet

TIRANE – Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një zhurmë që nuk ka lidhje me realitetin debatin e krijuar mbi prezencën e mohuar të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në ceremoninë e zhvilluar në Lezhë me rastin e 568-vjetorit të Besëlidhjes.
 
“Qytetarët e Lezhës me shumë krenari festuan këtë ditë. Në ftestë Bashkia e Lezhës kishte mbajtur frymën e asaj lidhje. Çdo zhurmë tjetër është absurd dhe s`ka asgjë lidhje me realitetin dhe këtë e them me përgjegjësinë më të madhe” ka deklaruar Berisha.

Më 2 Mars Presidenca e Republikës njoftoi Kreut të Shtetit i ishte hequr e drejta e fjalës gjatë ceremonisë, gjë që bie ndesh me protokollin e shtetit, dhe për këtë arsye ai u detyrua të lexonte në television mesazhin e tij.
 
Protokolli i Shtetit njoftoi se nuk ka qënë ai organizatori i ceremonisë por Bashkia e Lezhës. Gjatë ditës së sotme kjo e fundit, në një konferencë për shtyp, deklaroi se ftesa i ëshë dërguar si Presidentit Topi ashtu edhe liderit socialist Edi Rama.
 
(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet