Berisha denoncon punimet në Unazën e Madhe: Lubi Balluku e ndau në 14 lote për të vjedhur! Ndërtojnë me çmime 10-fish më të larta se Kroacia! Të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro

Berisha denoncon punimet në Unazën e Madhe: Lubi Balluku e ndau në 14 lote për të vjedhur! Ndërtojnë me çmime 10-fish më të larta se Kroacia!  Të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro

Sali Berisha

Tirane- Kryetari i PD-së Sali Berisha  analizoi buxhetin e vitit 2025 më I madhi ndonjëherë por që për PD-në është buxheti i vjedhjeve të mëdha, dhe denoncoi se punët publike po ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci

Si shembull mori punimet në Unazën e Madhe të Tiranës. Berisha akuzon ministren Belinda Balluku se i ka ndarë punimet në 14 lote, me qëllim për të vjedhur në çdo lot.

‘Është bërë i tmerrshëm mekanizmi i vjedhjes së shqiptarëve me punë publike. Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci. 90 përqind të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën.  Se si shkatërrohen punët publike, modeli më klasik në historinë e tyre është Unaza e Madhe e Tiranës. Ju duhet ta dini se kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në vitin 2013, nga viti 2013 gjer sot ka përfunduar vetëm gjysma e kilometrave të mbetura.

Këtë vit dhe në vazhdim janë për t’u ndërtuar edhe rreth 12-13 kilometra të tjera. Por çfarë ka bërë Lubi Balluku dhe Edi Rama? A mund të imagjinoni ju që të copëtojë për të vjedhur njëlloj siç copëtonte Edi Rama lejet për pallatet, e ka ndarë në 14 lote në mënyrë që në çdo lot të vidhet, të vidhet dhe vetëm të vidhet.

Merrni pak investimin që bëhet këtë vit, Bradashesh-Peqin, 160 milionë euro. Ju kërkoj njerëzisht ju, anëtarëve të medieve, të shkoni ta bëni atë distancë dhe të shihni çfarë trafiku ka. Unë nuk jam për moszgjerimin e rrugëve, por jam pa diskutim për një rend në të cilin duhet të sigurosh leverdishmërinë ekonomike dhe jo të ndëshkosh qytetarët me investime të tilla.

12 vite vazhdoi rruga 34 km Korçë-Ersekë. U ndërtua me 800 mijë euro km, kurse 7 kilometrat e dytë kaluan, pasi erdhi Edi Rama në pushtet, nga 800 mijë euro, në 4-5 milionë euro kilometri. Ju garantoj se rruga Korçë-Ersekë jo që nuk rikthen investimin, por nuk e shlyen atë as për dy gjenerata.

Berisha thotë se buxheti parashikon zero rritje të pagave dhe injoron totalisht shëndetësinë, arsimin, fermerët dhe biznesin.

Partia Demokratike nuk ka një qëndrim nëse do të vijojë me mosbindjen civile apo do të rikthehet në Kuvend për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Ndërsa zbuloi dhe objektivin e ri të betejës, vendosjen e minimumit jetik 200 euro për cdo shqiptar.

“Një vendim do merret, por qëndrimi ynë është i prerë. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që do të mbrojmë në Parlament. Ftoj çdo shqiptar të mbështesë këtë nismë e cila i jep zgjidhje imediate problemeve të mëdha të krijuara te 46% e shqiptarëve që jetojnë sot në varfëri. Vendosja e minimumit jetik dhe mbi të llogaritja e pensioneve me një rritje shtesë, ky buxhet ka ccdo mundësi dhe kapacitet për të vendosur në këtë mënyrë. Vetëm këtë vit ka pasur një suficit 700 milionë euro nga mosrealizimi i shpenzimeve dhe investimeve. Mosbindja civile ka 77 metoda, kudo zhvillohet. Mendoj se ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro”, tha Berisha.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Mori 1 mijë euro ryshfet për të zgjidhur një çështje, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove

Mori 1 mijë euro ryshfet për të zgjidhur një çështje, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove