Berisha denoncoi se u sulmua me armë, aktivisti i PD-së e nxjerr blof: Dëgjova vetëm të shtëna! Policia: S'u qëllua banesa

Berisha denoncoi se u sulmua me armë, aktivisti i PD-së e nxjerr blof: Dëgjova vetëm të shtëna! Policia: S'u qëllua banesa

Fotoja e baneses e publikuar nga Sali Berisha

LEZHE-Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se shtëpia e aktivistit të PD-së në Spiten, Tonin Kolthi është sulmuar me armë zjarri dhe tritol. Denoncimin Berisha e shoqëroi me disa foto sipas tij të autorit që u kap nga kamerat e sigurisë dhe të banesës. Për ngjarjen Berisha akuzoi pushtetin, ndërsa kishte edhe një paralajmërim për Ramën dhe kryetarin e ri të bashkisë.

Sipas policisë rreth orës 02:00 në distanca rreth 50 metra larg  nga banesa e Kolthit janë dëgjuar  të shtëna me armë zjarri si dhe 20 metra larg banesës  është konstatuar një fitil zjarrpërcjellës në një gropë sipërfaqësore. Por mohon qe te jete qelluar banesa.

Ndërkohë që edhe vetë pronari i banesës që Berisha thotë se u sulmua është marrë në pyetje. Ish-polici Tonin Kolthi mësohet se ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna pranë banesës së tij, por jo se është qëlluar në drejtim të saj. Policia thotë se po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. Grupi hetimor ka dërguar për ekspertim fitilin që u sekuestrua, ndërkohë që po verifikohet nëse ka pasur shpërthim.

Denoncimi i Sali Berishës
Akt terrorist ndaj veprimtarit te PD ne Lezhe! Te dashur miq, sot ne ora 2 te mengjesit terroriste te maskuar kane hedhur tritol dhe gjuajtur me bresheri automatiku drejt shtepise se veprimtarit te PD, Tonin Kolthi ne Spiten te Lezhes.

Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj Toninit, familjes se tij, banoreve te Spitenit denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit te PD dhe paralajmeroj Edvin Mafine dhe Pirinin ishpolic bandit se do pergjigjeni personalisht per çdo akt kriminal terrorist ndaj kundershtareve politik.

Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e maskave terroriste! sb/ Doktor miremengjes,uroj te jeni mire me shendet ju dhe familja.Doja te te informoja:Sot ne oret e vona te nates rreth ore 2 pa 4 min ,persona te maskuar kane terrorizuar familjen e sekretarit te seksionit Tonin Kolthi ne fshatin Spiten te Lezhes,pasi kane gjuajtur me bresheri automatiku,po ashtu edhe kane hedhur lende plasese tritol ,ne oborr afer hyrjes se shtepise.

Duke terrorizuar ate vete dhe bashkeshorten e tij qe ndodheshin ne shtepi ne ato momente.Kamerat e sigurise kane filmuar te gjitha levizjet e dy personave te maskuar(sapo ti kem ti dergoj).Tonini thote qe nuk kam konflikte personale me askend,ndaj mendohet qe e gjitha te kete ndodhur per arsye politike.Bashkangjitur fotot e shtepise se Tonin Kolthit,dhe vendit ku ka shperthyer tritoli.Faleminderit.

Njoftimi i policisë së Lezhës
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pasi rreth orës 02:00, në Spiten, në distanca rreth 50 metra larg  nga banesa e shtetasit T.K., janë dëgjuar  të shtëna me armë zjarri si dhe 20 metra larg banesës  është konstatuar një fitil zjarrpërcjellës në një gropë sipërfaqësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, zbardhjen e rastit dhe vënin para përgjegjësisë ligjore të autorit.




Fotot e publikuara nga Sali Berisha
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CIA: 10/08/2019 18:08

    Hallall te qoft o Shkelzen Sherri

    Përgjigju
  • redi: 10/08/2019 15:59

    Kur genjen qytwtari figjital ka penalitet ? Se zoti Sali akuzon kryeministrin dhe kryebashkiakun.Shteti duhet qe te hetoj cdo krim qofte dhe verbal,ndryshe shteti ka dobesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv