Berisha: Deputetët e Rithemelimit me grup të ri parlamentar në shtator! Bardhi kreu i grupit?! Ish-kryeministri: E vendosin ligjvënësit

Grupi parlamentar i PD, që politikisht është tashmë i ndarë në 3 pjesë, ai i Lulzim Bashës, grupi i Rithemelimit të Berishës dhe së fundmi ai i Gazment Bardhit pritet të kenë ndryshime në riformatimin e tyre edhe në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Sinjalin e dha kreu i Rithemelimit Sali Berisha që duket se shtatori do ta gjejë me përpjekje të reja për t’i ndarë qartësisht edhe në parlamentin e Shqipërisë deputetët mbështetës të tij nga grupi parlamentar i PD zyrtare, ku figurojnë ende zyrtarisht një pjesë e deputetëve të Rithemelimit.

Aktualisht janë 8 deputetë të dalë nga listat e PD në zgjedhjet parlamentare pa grup parlamentar për shkak të përjashtimeve, Sali Berisha, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj. Por Berisha paralajmëron se së bashku me deputetët e tjerë të Rithemelimit do të formojnë grupin e vet kuvendor.

“PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet”, tha Berisha.

Dilema është nëse këtij grupi, do t’i bashkohen dhe 17 deputetët e rreshtuar së fundmi kundër Lulzim Bashës, në grupin “Bardhi”. Të dyja palët kanë lëshuar sinjale përafrimi politik mes njëri tjetrit për një bashkim të mundshëm, por Gazment Bardhi që drejton grupin parlamentar të PD është shprehur se nuk tërhiqet nga qëndrimi I mëparshëm ndaj Sali Berishës.

Pa grup parlamentar në Kuvend, janë edhe 3 deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e Erisa Xhixho.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Berisha: Mirel Mërtirit ju refuzua azili në Vjenë, po bëhet gati të ikë në Zimbabve

 

Sali Berisha deklaron se Mirel Mërtiri i cili së bashku me Klodian Zoton janë në kërkim pasi akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda lidhur me projektet e tre inceneratorëve i është refuzuar azili politik në Vjenë, ndërsa pret të largohet në Zimbabve.

“Mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta. E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze.

Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës."

Berisha nuk vuri asnjë dokument në dispozicion të gazetarëve lidhur me këtë informacion. 

Ora 12:43
Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi i PD! Nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum

Sali Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD në parlament.

“PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet” tha Berisha në konferencë për median.

Sa i takon zgjedhjeve të Kukësit Berisha do të marrë pjesë

“Padiskutim që do kemi kandidatin, akoma nuk e kemi përcaktuar, do të diskutohet, pastaj do të përcaktohet”

Aktualisht janë 8 deputetë që i janë bashkuar Sali Berishës dhe përjashtuar nga grupi i PD-së. Ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve të Rithemelimit figurojnë në kuvend si deputetë të PD-së zyrtare.

Në shtator Berisha pritet që së bashku me këto deputetë dhe me deputetë të përjashtuar të bëjnë një grup parlamentar sikur e paralajmëroi sot në konferencë për median.

Pikëpyetja është nëse Berishës do i bashkohen edhe deputetët që iu kundërvunë Bashës në garën për kreun e PD-së. Ndërkohë Belind Këlliçi hoqi dorë nga mandati për të kandiduar si kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit përballë Erion Velisë, zgjedhje të cilat i humbi. 

Mes 8 deputetëve janë
Sali Berisha
Albana Vokshi
Edomond Spaho
Luan Baçi
Flamur Noka
Tritan Shehu
Oerd Bylykbashi
Agron Shehaj

Ndërkohë kur kanë kaluar 3 muaj nga zgjedhjet vendore, Berisha ka bërë me dije se nuk do të votëbesohet në Kuvend, por ka dalë me një tjetër tezë, atë të referendumit për të cilin ende nuk ka një datë

“Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta. Tani duhet të mblidhet kryesia dhe  duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm. Votëbesimi është ligj absolut, kjo është”, tha Berisha.

 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 11/08/2023 21:44

    8 deputetet e Berishes ose banda mafioze e Berishes !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës