Pas dështimit në disa qytete, edhe në takimin në Sarandë në kuadër të fushatës elektorale, Berisha u braktis nga mbështetësit.
Edhe pse në takim ishin përfaqësues të tre bashkive, Sarandës, Himarës dhe Dropullit, nga pamjet duket se nuk arriti të mblidhte as 100 vetë.
Krejtësisht ndryshe ishte takimi i Ramës, i cili mblodhi mijëra persona.
Për Berishën, fjalimet para një numri shumë të vogël mbështetësish duket se janë kthyer në normalitet. Pas dështimit që pati në stadiumin Arena Kombëtare, braktisja e tij vijoi edhe në fushatën elektorale.
Kujtojmë se edhe në fjalimet që Berisha ka mbajtur në Kamëz, Lushnjë, Kukës, Fier, Berat në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, është vënë re një numër shumë i vogël njerëzish që kanë ndjekur fjalën e kreut të Rithemelimit.
KERMEN E KANE KUPTUAR SHUMICA SE CFARE BANDITI ESHTE..
Përgjigju