TIRANE - Rreth 50 fëmijë të komunitetit romë morën dhurata të ndryshme të cilat u shpërndanë nga Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja, zonja Liri Berisha me rastin e Krishtlindjeve.
Çifti kryeministror ndezën së bashku me fëmijët e komunitetit romë, dritat e pemës së krishtlindjeve dhe vitit të ri, të vendosur në sheshin para Galerisë Kombëtare të Arteve.
Kryeministri Berisha tha se shpirti i festave janë pikërisht fëmijët. “Festat janë një moment shumë i bukur për të qenë bashkë, për të dhënë më shumë dashuri dhe për të kujtuar se gjithmonë ka vend për më shumë përkujdesje dhe përkushtim ndaj tyre, pasi kjo e bën edhe më të shëndetshme shoqërinë”, u shpreh Berisha.
Gjatë festës, Kryeministri dhe zonja Liri Berisha shpërndanë dhurata për fëmijët dhe shkëmbyen biseda të shkurtra me ta.

(Në foto Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja Liri Berisha me fëmijët romë)
Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com