Berisha dhe Kosova: Kirurgjia
do ndërtohet nga e para

Berisha dhe Kosova: Kirurgjia<br />do ndërtohet nga e para
TIRANE - Kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova kanë vizituar mesditën e djeshme pavionin e Hemodinamikës dhe Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Në këtë pavion janë bërë investime të shumta të cilat arrijnë të përballojnë më së miri fluksin e lartë të pacientëve.

Kështu u shpreh Kryeministri Berisha, duke theksuar se shërbimi në qendrat spitalore të vendit do të vijë duke u përmirësuar duke shkëmbyer mjekë me vendet e tjera europiane dhe në SHBA. Kryeministri Berisha vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të mjekëve, të cilët me anë të aparaturave dhe disa teknikave bëjnë ndërhyrje të mrekullueshme dhe evitojnë shumë kirurgjinë e hapur.

“Del si detyrë, - tha Kryeministri, - të nisim mjekë për specializim, për një periudhë 3 vjeçare, në spitalet më të mira të Evropës ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikundër, i kërkova edhe ministrit që të shqyrtojë mundësitë që të marrim edhe vizita Profesorë për 2-3 vjet, të cilët kanë anën tjetër pozitive, sepse formojnë një ekip të tërë”.

I pyetur nga mediat se çfarë do të bëhet me kirurgjinë e vjetër Kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse do të gjenden fonde ai do të jetë kampusi më i bukur spitalor. “Kirurgjia e vjetër, në rast se qeveria do të gjejë fonde dhe shpresoj të gjejë, pasi nuk mund të them se është imediate, aty do të ndërtojmë korpusin më të bukur spitalor të Shqipërisë.

Ne jemi në negociata me një linjë që është partneritet publik-privat dhe kërkon: së pari, një projekt më modern; së dyti, fondi disponibël; së treti, kompania që do ta ndërtojë. Pastaj do të përcaktohet një afat 15 apo 18 mujor, në mënyrë që aty të ngrihet një spital kirurgjikal madhështor, nga më modernët që ekziston” u shpreh Berisha.

Kryeministri i u shpreh se nuk mund të përcaktojmë se kur mund të bëhet. “Natyrisht, nuk mund të përcaktojmë çështje kohe. Nuk mund të them që është fare i afërt, imediat. Mund të them se është fat që i tërë ky territor është territor spitalor dhe në këtë territor mund të bëhen ndërhyrje për të përmirësuar cilësinë e spitaleve.

Tirana ka një shans të madh me këtë territor” -tha Berisha. Kryeministri pas vizitës në Kardiologji u shpreh se “Mund t’ju them se qendrën në të cilën kam punuar për shumë vite, nuk e njoha më. Në të janë aparaturat dhe praktikat më moderne të mjekimit. Këto janë aparatura, për ndonjë prej të cilave as nuk kam lexuar.

Krahasuar vetëm me pak vite me parë, tani është një vëllim pune 6-7 herë më i madh. Një ekip i shkëlqyer i drejtuar nga Prof. Artan Goda, me shumë mjeke dhe mjekë të rinj, të cilët përballojnë një ngarkesë pune të jashtëzakonshme, në një sintoni të madhe me kardiokirurgjinë” u shpreh Kryeministri.

Në repartin e kardiologjisë së QSUT-së janë vendosur aparatura të reja për diagnostikimin e patologjive. Vlera totale e këtyre pajisjeve arrin në rreth 2.5 milionë dollarë dhe reparti arrin të përballojë një fluks me 200 pacientë të trajtuar në muaj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz