Çifti Berisha 108 mijë lekë të ardhura në muaj, shtohet misteri për burimin parave për të paguar avokatin që kushton qindra mijëra euro për çështjen e listës së zezë

Çifti Berisha 108 mijë lekë të ardhura në muaj, shtohet misteri për burimin parave për të paguar avokatin që kushton qindra mijëra euro për çështjen e listës së zezë

Sali Berisha, Liri Berisha dhe avokati

Që nga muaj mars i vitit 2019, kur opozita ‘dogji; mandatet e përfaqësimit në Kuvend, Sali dhe Lili Berisha deklarojnë vetëm 108 mijë lekë të ardhura në muaj ose rreth 1.3 milionë lekë të ardhura në vit. Pasi nxiti Lulzim Bashën për ‘djegur; mandatet, Berisha nxitoi për të aplikuar për përfitimin e gjysmës së pagës së deputetit. Pas aplikimi, Berisha përfiton një pagesë kalimtare nga sigurimet shoqërore 78 385 lekë muaj ose 940 000 në vit. Ndërsa bashkëshortja e tij, deklaron 30 542 lekë të ardhura nga pensioni në muaj ose 366 404 vit. Çifti ka në pronësi vetëm një apartament në Tiranë me sipërfaqe 125 metra katrorë, pasuri e vetme e paluajtshme e deklaruar. Kursimet e deklaruara ndër vite, duke llogaritur shpenzimet edhe një hua që i kanë dhënë Argitës me vlerë rreth 20 mijë USD, janë modeste, duke mos i kaluar 15 milionë lekë.

Me këtë performancë financiare të deklaruar në letra, Sali Berisha njoftoi se do të kontraktojë një nga avokatët më të njohur dhe të shtrenjtë në Evropës, Jean-yves le Borgne, në kuadër të luftës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi e futën familjarisht në listën e zezë për korrupsion të rëndësishëm, ngritjen e një sistemi korruptiv, përdorimin e pushtetit për pasurimin e familjes dhe aleatëve, si dhe pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj tij, familjes së aleatëve. Berisha pretendon se do të paguajë shërbimin e avokatit francez për padinë që do të bëjë Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje.

Jean-yves le Borgne rezulton ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit. Angazhimi i tij për të marrë përsipër çështjen e Sali Berishës në Gjykatën Korrektuese të Parisit,. kushton qindra mijëra euro. Pyetja që lind natyrshëm është: Me çfarë parash do ta paguajë Berisha avokatin në kushtet kur të ardhurat e tij mujore janë vetëm 108 mijë lekë, kur në pronësi ka vetëm një apartament dhe kursimet familjare janë modeste?! Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez, Berisha ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

Këmbëngulja e Berishës për ta shmangur dhe mjegulluar këtë moment të rëndësishëm krijon dyshime të forta për një aferë të re financiare, në përpjekje për të hequr ‘damkën’ që i ka vendosur Departamenti Amerikan i Shtetit si përfaqësuesi i një prej familjeve më të korruptuara në Shqipëri. Mungesa e transparencës konfirmon edhe një herë që vendimi i pazakontë dhe ekstrem i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shpallur non grata Familjen Berisha, është i bazuar në informacione të besueshme.

Ajo që tregojnë deklaratat për pasurinë e Berishës në fakt është thjeshtë një bakshish në raport me pasurinë e vërtetë që posedon familja Berisha. Dhëndri i tij është sot pronar nga 35-50 % i 20 kullave me vlerë mbi 100 milionë euro, miliona euro ka investuar Shkëzlen Berisha vetëm për ngritjen e një fabrike për përpunimin e boronicave në Gërdec, Argita gjithashtu është pronare e pasurive të pabujshme me vlerë qindra mijëra euro, Argita dhe Shkëlzeni kanë deklaruar qindra mijëra euro të ardhura si sekserë me aferistëve të ndryshëm dhe babait të tyre Sali Berishës, kur ishte kryeministër.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 22/05/2021 07:39

    Or njerez te nderuar Saliu i ka parat e Millosheviqit qe ja shiti naften ne kohen e luftes te Kosoves qe tere jeten nuk mund ti harxhon.

    Përgjigju
  • Iris: 22/05/2021 01:17

    Po cfare qindra-mijra euro flisni ?! Po ju tregoj nje histori personale per t'iu dhene nje ide sa e kane faturen keta avokate: Para disa vitesh pata nje problem pronesie ne Greqi.Mua me rekomanduan, qe duke pare zvaritjet burokratike greke ,t'a hidhja ceshtjen ne gjyq,dhe me rekomanduan te merrja avokat amerikan,pasi mund te kishim me shume shanse,si qyt.amerikane.Ambasada amerikane ne Athine,me dha nje liste avokatesh.Keta VETEM PER TE LEXUAR DOSJEN,kerkonin 1 milion $,pa llogarritur gjyqin etj.Keshtu qe u detyrova te gjeja zgjidhje tjeter.Kur nje avokat i zakonshem,per nje ceshtje te rendomte, kerkon nje milion vetem per lexim dosjeje,sa kerkojne keta avokatet V.I.P,e merrni dot me mend ?Por per Salen keto para nuk jane asgje.Vetem ne se eshte thjesht nje blof nga ana e tij,ndryshe duhet te jape shpjegime per origjinen e tyre dhe keshtu ,dashje pa dashje e zhyt veten me keq e me thelle.

    Përgjigju
  • Koli: 21/05/2021 22:11

    Po ca misteri. Bashkim Ulaj i paguan. Mik i Saliut me krushqi dhe shok i Edit per parate publike e ndertim.

    Përgjigju
  • Gysi: 21/05/2021 20:06

    Pse nuk e mbron e bija qe ka studio avokatie apo eshte tap topi nuk merr vesh vetem te bej korrupsion di ajo shtrembaluqja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali