Berisha dhe Meta në burg, Ngjela në Report Tv: Shanset që Trump 't’u heq dënimin' janë zero! Opozita nuk vjen dot në pushtet, duhet lidership i ri

‘Shanset që Donald Trump 't'u heq dënimin me burgun' Metës dhe Berishës tani që erdhi në pushtet janë zero’. Kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj.

Ngjela u shpreh se Amerika nuk mund të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

‘Është politikë, ata janë të dënuar me burg dhe janë të arrestuar të dy.  A do t’ja u heq dënimin Trump është naivitet, si mund të hyjë ai në pushtetin gjyqësor, e dini që SPAK kontrollohet nga ekspertiza amerike për të shpëtuar vendin nga korrupsioni’, tha ai.

Teksa u pyet lidhur me sondazhet të cilat tregojnë një besueshmëri të ulët të publikut tek opozita, Ngjela u shpreh se opozita nuk vjen dot më në pushtet, pasi sipas tij Berisha nuk ka më mbështetje.

Ai tha se familja e Berishës është e gjitha nën akuzë për korrupsion, ndërsa ndaj Berishës ‘rëndojnë’ akuza të forta.

‘Nuk ngrihet sepse janë të diskredituar në pushtet, duhet të kishin nxjerr lidership të ri. Nuk ka vota Saliu. Ai i thirri poshtë dritares dhe sa vetë ishin. Nuk ka më fuqi elektorale. Berisha ka akuzë penale që i është ngritur si familje, ai ka akuza të forta. Janë me gjithë dhëndrin të akuzuar për korrupsion dhe nuk dihet se ku do të shkojë vala e tyre. Sepse shenjat janë që kanë filluar ehe për djalin e tyre kështu po flet shtypi botëror. Familja Berisha është në gjendje të rëndë’, tha ai.

Ardhja në pushtet e Trump, duket se ka sjell frikë tek qeveria Kurti pasi flitet se mund të rikthehet teza e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Lidhur me këtë avokati Ngjela tha se Kosova është shtet i pavarur dhe ndërrimi i territoreve mund të bëhet vetëm nga një marrëveshje që bëhet nga Kuvendi në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

‘Kosova është e pavarur, nëse duan që të ndërrojnë territoret marrëveshjet i bënë Kuvendi i Kosovës me qeverinë e Kosovës. Ata që e bënë dhe e hodhën këtë tezë sot janë në burg. Prandaj nuk duhet që të ketë asnjë shqetësim. Kufiri i shtetit të Kosovës dhe shpallja si vend i pavarur ka dal me luftë botërore. Për të dal shtet i pavarur Kosova është bombarduar Beogradi, aleati më i madh i Moskës. Nëse fiton antishqiptaria në parlamentin dhe në qeveri në Kosovë është gjë tjetër’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

BE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

BE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi