Berisha dhe një problem me fotografitë e Bush që po poston në rrjetet sociale

Berisha dhe një problem me fotografitë e Bush që po poston në rrjetet sociale

Teksa Shtetet e Bashkuara ia kanë mbyllur derën familjarisht, Sali Berisha ka nisur një luftë në dy fronte. Një me Uashingtonin zyrtar përmes padive e kërcënimeve dhe të dytën me historinë. Thuajse çdo ditë, Facebook i tij kombinohet përmes një meme-je, një denoncimi nga shoku i tij imagjinar me emrin ‘Qytetari Dixhital’ dhe një postimi herë me Bushin e vjetër e herë me të riun. Është trishtuese sa edhe qesharake që në kohën kur të gjithë kanë akses në arkiva dhe në internet, Sali Berisha përpiqet t’i bëjë shqiptarët, dhe jo vetëm, për budallenj.

Ai u referohet dy takimeve me Bushët ish-presidentë, me të parin në SHBA dhe të dytin në Tiranë duke ia veshur vetes si meritë. E thënë ndryshe: Sikur presidentët amerikanë mezi prisnin të takoheshin me Sali Berishën, këtë mik të madh të Uashingtonit!? Arsyet pse Sali Berisha u thirr në Shtëpinë e Bardhë nga George H.W. Bush në vitin 1992 sigurisht që lidheshin me procesin demokratik që sapo kishte nisur në Shqipëri. Madje Berisha shoqërohej në vizitë nga Alfred Serreqi dhe Eduard Selami dhe biseda me Bushin e vjetër u bë pikërisht në prezencë të tyre. Pra asnjë bisedë apo porosi personale për të nga Shtëpia e Bardhë.

Duhet theksuar se George H.W Bush në vitin 1992 ishte një vit para largimit nga detyra e lartë e Presidentit të SHBA-ve, ku shërbeu për vetëm një mandate 4-vjeçar. Ishte 69 vjeç kur e la Zyrën Ovale.

Reklama e dytë që paraqet sot Berisha është ardhja e George W. Bush në Shqipëri. Nuk ka lënë foto pa postuar në këto ditë të vështira të marrëdhënieve të tij personale me Uashingtonin, por “harron” sërish arsyet e vizitës. Në 10 qershor të vitit 2007, pra 14 vite më parë presidenti amerikan i kohës nga Tirana shprehu qartë mbështetjen e SHBA për pavarësinë e pashpallur ende të Kosovës. Përveç Berishës, ai u takua me homologun e tij Alfred Moisiu i cili i dorëzoi edhe “Urdhrin e flamurit” për kontributin e dhënë në çështjen shqiptare. Në konferencë, Bush nuk foli për Sali Berishën, por për planin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së në Kosovë, Marti Ahtisari. Njësoj si në rastin e të atit, George W.Bush shtrëngoi duart me Berishën një vit para mbarimit të detyrës.

Tani, këto dy episode që Sali Berisha ka qejf t’i përdorë si fakte se Amerika e do atë, kanë një problem po aq të madh sa e vërteta historike e shtrembëruar prej tij.

Sot, 76-vjeçari Sali Berisha harron se Bushi i vjetër, ndryshe nga ai, ndenji vetëm katër vite në pushtet. E la politikën në moshën 69 vjeçare dhe ka ndërruar jetë prej tri vitesh.

Bushi i ri qëndroi si president i SHBA-ve tetë vite dhe e la skenën politike para 13 vitesh në moshën 63 vjeçare duke ia dorëzuar zyrën Barak Obamës.

Pyetja që shtrohet për Berishën është se si ka mundësi që këta burra shteti të SHBA-ve janë larguar nga politika dhe ti që i kishe idhuj apo miq, s’i more kurrë si shembull?

Duket se ky fiksimi i Berishës për t’u marrë me arkivat dhe me familjen Bush më tepër se gjithçka po zbulon dëshirën e errët të tij për një pushtet të përjetshëm…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Histori. dhe Berisha: 09/08/2021 16:29

    kur e takoj ore. nje vit para mbarimit te detyres?? po skeni turp?! Tirana nuk eshte londra apo berlini apo londra. Nornal qe e takojne shqiperine per probleme. sdo gapin mandatin duke takuar berishen apo ty. apo edhe ramen. Problemi eshte tjter do apo sdo ti e ata q te paguajne. Shqiperia eshte faktor ne rajon per mire apo per keq. ashtu dhe berisha. berish mbetet edhe pas vdekjes pjese e historis e se ketij vendi. Ter jeten ne duke i ber retush historise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin

Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin