Berisha: Dhimbje për
humbjen e Podrimjes

Berisha: Dhimbje për <br />humbjen e Podrimjes
TIRANE-Edhe politikanët shqiptarë përcollën sot mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit, Ali Podrimja, i cili u gjet i pajetë pas 3 ditë kërkimesh në Francë.

Kryeministri Berisha, në një mesazh ngushëllimi drejtuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe familjes së të ndjerit, poetit Ali Podrimja, shkruan se "lajmi tragjik dhe shokues i ndarjes nga jeta i njeriut tuaj më të dashur, princit të poezisë së letrave shqipe, personalitetit të shquar e mendjendritur të kombit tonë, atdhetarit të flakët, Ali Podrimja, ka sjellë dhimbje në mbarë zemrat e shqiptarëve".

"Me ndarjen nga jeta të Ali Podrimes shqiptaret humbën poetin e tyre më të madh të kohës së sotme, këngëtarin e dhimbjeve dhe vuajtjeve të tyre të mëdha, por dhe të qëndresës së tyre legjendare. Mendimi dhe bota intelektuale shqiptare humbën intelektualin luftëtar të pamposhtur të lirisë dhe dinjitetit njerezor dhe kombëtar",- thekson Kryeministri Berisha në këtë mesazh ngushëllimi.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete