Berisha: Do bëjmë dhe surpriza
të tjera, Elseid Hysaj: Ia dolëm

Berisha: Do bëjmë dhe surpriza<br />të tjera, Elseid Hysaj: Ia dolëm
Gardiani i portës së kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, u shpreh pas ndeshjes së fituar nga kuqezinjtë, se skuadra është gati të bëjnë edhe surpriza të tjera në këtë Europian. "Që në dy ndeshjet e para treguam një lojë mjaft të mirë dhe kishim shanse për gol. Kjo fitore ka ardhur si shkas i asaj që kemi treguar. Shpresoj që këto 3 pikë do të na japin kualifikimin e shumëpritur dhe të bëjmë edhe surpriza të tjera", u shpreh Berisha
 
5 minutat e fundit shtesë? "5 minutat shtesë mu dukën si 50. Por e kishim nënkontroll ndeshjen. Goli i epërsisë të jep edhe një energji më shumë që të vazhdosh i koncentruar ndeshjen", tha Berisha.
 
Tranversa e rumunëve? "Ishte një goditje jashtëzakonisht e mirë, por mendova se do të shkonte jashtë kuadratit. Topi mori një tjetër drejtim. Nuk mund të shënohej pasi ishte në pozicion të vështirë",  deklaroi Berisha.
 
Për mbrojtësin anësor të kombëtares, Elseid Hysaj Shqipëria e meritoi plotësisht fitoren me rumunët. "Falënderiojmë tifozët e stafin e kombëtares për gjithçka arritëm. E meritonim! Meritonim shumë më tepër edhe në ndeshjet e kaluara. Përpiqem të jap gjithmonë maksimumin me kombëtaren, përpiqem të jap 120%", tha Hysaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë